Politikë

Rama fton '3 petalet e trëndafilit socialist': I neveritur nga helmi i hedhur, në tribuna kemi egërsira! S’ka dashuri mes atyre që janë dhe atyre që duan të vijnë (VIDEO)

8 Mars, 08:40| Përditesimi: 8 Mars, 13:13

  • Share

TIRANË- Në një podcast ndryshe, kryeministri Edi Rama ftoi në ‘Flasim’, ‘tre petale nga trëndafili socialist’.  Janë tre të rinj që mbajtën fjalime në Asamblenë e PS dhe Kuvendin Rinor, të cilët u kthyen në qendër të debateve e sulmeve në rrjetet sociale pas fjalimeve të tyre ku lavdëruan punën e qeverisë Rama

Një prej tyre, ishte Helena Kaçe e ‘pagëzuar’ nga vetë kryeministri Rama si pasardhësja e tij, pas fjalimit Asamblesë Kombëtare e PS-së. Të rinjtë treguan se përse zgjodhën të angazhohen në politikë, si pranuan të mbajnë fjalime në mbledhjet e strukturave të PS, por mbi të gjitha si i përballuan sulmet në rrjet ndaj tyre.

Rama-Helena Kaçes: Të ka kaluara faza e shokut që hëngre të gjithë ato të shara?

Helena Kaçe: Nuk e parashikova që do kishte aq shumë komente, do flitej edhe në panele televizive, por ishte një fazë që e kalova. Është bërë me daljet publike të rinjve si një arenë gladiatorësh, dhe luftëtarët politikë, opozita nuk bën asgjë tjetër veçse i lufton dhe i bën gjyq publik. Kam lexuar shumë për komunizmin, por kjo pjesë e njerëzve vazhdojnë dhe e humbasin betejën me luftën dhe komunizmin brenda tyre. Nuk është diçka e bukur që në demokraci njëri del dhe flet atë që mendon dhe beson, qoftë edhe nëse nuk pëlqehet nga të gjithë, por mendoj që ka akoma vend në radhë të parë për të edukuar shoqërinë, ka shumë mllef, ne të rinjtë duhet të jemi shembulli për të sjellë një qasje tjetër në politikë.

Njerëz që mendoja që më mbështesin në fillim, doli që s’më mbështesin shumë, disa shoqe më dolën kundër për fjalë që nuk gjenin veten. U preka, por e kalova se nuk iki larg bindjeve të mia. PS është partia që mendoj se ka bërë vërtetë për vendin tim, një vend ku gjej veten. Edhe pse shumë komente negative që s’më mbështetën për rrugëtimin tim ka gjetur motovimin falë familjes sime.

Sulme të neveritshme i quajti Rama, ndërsa zgjodhi që të rinjve t’u japë një mesazh se politika ia vjen përtej masakrës që i bëhet. Një ‘thumb’ për kundërshtarët politike duket se e rezervoi edhe pse nuk i përmendi drejtpërsëdrejti, kur tha se në Shqipëri shembujt e egërsisë i kemi nëpër tribuna publike.

Rama: Politika është diçka që ia vlen përtej masakrës që i bëhet. Kjo është e vërteta, njerëzit pa tru, pa edukatë, pa kulturë, pa informacion nga njëra anë, nga ana tjetër njerëz të ditur, informuar bashkohen në një pikë ku gjejnë njëri tjetrin në fjalën që politika është diçka e pistë nuk ia vlen harrojnë që në fakt pa politikën shoqëria gjendet në një situatë barbarie, sepse politika vërtetë ka fuqinë të bëjë keq, politika vërtetë ka bërë gjëra të tmerrshme, ka pjellë në formën e vet të prekshme nazizmin, fashizmin, komunizmin, por politika ka bërë edhe mrekullia, BE, SHBA, ka bërë të mundur të përparojnë të drejtat e njeriut, grave, të ndërtohen sistemet e mbrojtjes sociale, etj.

Edjon Maliqi: Të merren, por me fakte.

Rama: Kërkon shumë, se e keqja që ka hyrë në shoqërinë e sotme, jo vetëm shqiptare, por këtu në Shqipëri merr trajta edhe më të egra për shkak se shembujt e egërsisë janë publik, janë në tribuna. Bën që të vuash në radhë të parë dhe në rastin tim, vetëm për familjen, sepse është e padrejtë e pandershme, e ulët që ndërkohë që beteja është mes atyre që janë në betejë. Kush është në betejë të fillojë të merret me familjen.

Rama: Je kthyer në Përmet, ca ka këtu për të sharë familjen.

Edjon Maliqi: Unë ia kisha vendosur vetes qëllim, që dua të mbaroj studimet dhe dua të kthehem në Përmet. Ndihem krenar për prindërit  e mi, ime më ka qenë mbështetja më e madhe, ima  atë jo, më thonte çlidhje meni me politikën, unë i thoja do shkoj se i jam nisur kësaj rruge.

Anastasia Zaimi: Më është bërë një ftesë dy ditë para se të zhvillohej dhe më është lënë në dëshirë nëse doja të mbaja një fjalim për arsimin dhe inovacionin. Në fillim thashë jo, ç’punë kam unë, pastaj mendova se ishte një mundësi shumë e mirë për të çuar zërin në një podium më të lartë.

Rama: Si u ndjeve kur plasën të sharat në rrjetet sociale?

Anastasia Zaimi: Më erdhi mirë që fjala ime mori peshën që duhet dhe u njoh. 80% e mendimit tim për këtë situatë është pozitive duke qenë se morën vëmendjen e duhur.

Kreu i qeverisë u kujdes t’u tregojë se rruga që kanë zgjedhur nuk është e lehtë, duke u thënë se s’ka përqafim dashurie mes atyre që janë dhe atyre që duan të vijnë. “Petalet janë të qartë se ca kërkojnë në jetë dhe janë goxha të qartë se pse hynë në një rrugë të caktuar, pse ngjiten në një skenë, pse e bëjnë një fjalim, apo si e qysh i gjykojnë gjërat.”, tha Rama.

Ora 09:09
Rama me ‘tre petalet e trëndafilit socialist’: E neveritshme si u hodh gjithë ai helm! S’ka përqafim dashurie mes atyre që janë dhe atyre që duan të vijnë (VIDEO)

Në podcastin ‘Flasim’, kryeministri Edi Rama komentoi sulmet ndaj të rinjve socialistë që mbajtën fjalime në Kuvendin Rinor të PS. Rama tha se s’ka parë gjë më të neveritshme se gjithë ai helm që u hodh ndaj të rinjve, ndërsa theksoi se s’ka përqafim dashurie mes atyre që janë dhe atyre që duan të vijnë.

“Petalet e trëndafilit janë shumë të ndryshme, siç mund të shikohet këtu janë vetëm tre, por nëse do ishin 30 sa ishin atë ditë, do ishte akoma më e larmishme. Nuk bëhet fjalë këtu për të rinj që janë shabllon, bëhet fjalë për vajza dhe djem që janë të librave, të studimeve, janë me ambicie, me këndvështrime kritike. Nuk diskutohet që kur i riu qëllon të ftohet dhe të futen në atë gojët e qenërisë, si fillim do vihen në pozitë të vështirë, por pastaj kur qëllon që disa që kanë shumë e shumë vite që shtrihen atje në darkë dhe ju bëjnë edhe atë presionin e pitbullit për t’iu vënë në pozitë. Është emocion të dalësh në gjithë atë skenë. Mund të dëshmoj që edhe unë kur kam dalë, edhe pse nuk isha aq i padalë në një skenë, prapë kamë ndjerë emocion. Nuk kam parë gjë më të neveritshme se gjithë ai sulm e helm që u hodh. Por kam dëshmitarë që ua kam thënë, nuk ka një qilim të shtruar, s’ka përqafim dashurie mes atyre që janë dhe atyre që duan të vijnë, kjo është betejë, në momentin që pranove ta nxjerrësh hundën jashtë derës të shtëpisë do duhet të përgatitesh më gjithfarë lloj kundërshtish. Nëse do të rrish rehat, mbylli rrjetet, mos dil askund të bësh ballafaqim social, lexo, studio, shiko laboratorin tënd. Në momentin kur ekspozohesh, janë ngatërruar të gjitha rangjet. Është një përzierje gati-gati e shoqërisë në rrjete”, tha Rama.

Ora 08:54
‘O patronazhist, o legen, o qen bir qeni’, Rama batuta me ‘petalen e trëndafilit socialist’: E hëngre tani, do të të masakrojnë në komente (VIDEO)

Edjon Maliqi, një prej të rinjve që tërhoqi vëmendje në rrjet me fjalimin e tij në Kuvendin Rimor të PS ishte i ftuar në podcastin e kryeministrit Rama. Me origjinë nga Përmeti, ndërsa po fliste për furnizimin e kësaj zone me 24 orë ujë, kryeministri Rama zgjodhi të bëjë batuta, duke i thënë se do e masakrojnë me komente.

“O patronazhist, o legen, o qen bir qeni, o mashtrues, po si u bëri si veten, po jeni të gjithë legena. E di çdo të bëjnë në komente. E di pse, se përmende ka 24 orë ujë. Unë e di që është fakt, po ç’tu desh që e the se e hëngre tani”, tha Rama.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/03/2025 03:12

    3 petalet e ftuara ne podcast pasi u sulmuan ne rrjetet sociale sepse lavderuan punen e qeverise Rama! Z.Rama,e keni pare /Mbretin Lir/? Ky artikull me kujton nje skene prej tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?