Rama: Më vjen mirë që Kuvendi nuk do jetë më çmendina e muajve të fundit! Të punojmë për procesin e anëtarësimit në BE

17 Mars, 11:30| Përditesimi: 17 Mars, 14:53

  • Share

Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kryeministri Edi Rama, ka komentuar edhe kthimin në normalitet të Kuvendit. Rama thotë se i vjen mirë që më në fund Kuvendi nuk do të jetë më çmendina e muajve të fundit.

'Më vjen mirë që mesa kuptoj Kuvendi do të pushojë së qeni çmendina e muajve të fundit dhe së paku fjala do të rikthehet në vend të dhunimit të saj, i cili goditi imazhin e parlamentit që edhe pa dhunimin e fundit nuk ishte edhe aq i mirë.

Mbase rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirë për të komunikuar, e jo veç për të folur secili për të vetët, por sidoqoftë shumica jonë kuvendore duhet ta vendosë në tryezën e Komisionit të Ligjeve një draft-rezolutë për të nxitur një debat të madh publik, lidhur me sfidat kombëtare të anëtarësimit në BE dhe reformat e masat e mëtejshme që Shqipëria duhet të ndërmarrë, pa humbur kohë. 

Fola jo pa qëllim për sfida kombëtare në numrin shumës, sepse bisedimet për anëtarësim nuk janë thjesht të qeverisë, po të të treja pushteteve kushtetuese në Shqipëri dhe të plot 147 institucioneve, ndër të cilat një numër i konsiderueshëm institucionesh të pavarura që ndërveprojnë drejtëpërdrejtë me Komisionin Europian

Sigurisht që i gjithë Debati i Madh, s’mund ta ketë gravitetin e vet përveçse në Kuvendin e Shqipërisë dhe zhvillimi i fundit për rikthimin e parlamentit në normalitet, si edhe krijimin nga Komisioni i Ligjeve, i një mekanizmi që mundëson ballafaqimin e hapur e të barabartë, mes shumicës e pakicës,  për ndërmarrjen e nismave ligjore përtej votave në dispozicion të Partisë Socialiste, duhet të shkojë në drejtimin e duhur për Shqipërinë në përballjen e saj si shtet, jo thjesht si qeveri, me sfidat kombëtare të procesit të anëtarësimit.'- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Asambleja e PS-së në Durrës, Rama: 50 mijë anëtarësime të reja deri në qershor! Klosi: Më 12 maj, zgjedhje të brendshme në parti


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?