VIDEO/ Rama, Meloni dhe Sunak takohen në Romë! Në fokus bashkëpunimi kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut që qenieve njerëzore

16 Dhjetor 2023, 10:18| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 21:39

  • Share

Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni janë takuar sot në Romë të Italisë.

Takimi u zhvillua në rezidencën e kryeministres italiane, Palazzo Chigi, dhe në fokus të diskutimeve ishte lufta kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikantët e qenieve njerëzore.

"Pasi ranë dakord mbi nevojën për të trajtuar imigracionin e paligjshëm në Evropë në një mënyrë gjithnjë e më të strukturuar, udhëheqësit ranë dakord të intensifikojnë më tej bashkëpunimin midis tre vendeve për të luftuar trafikantët e qenieve njerëzore. Në të njëjtën kohë, u ritheksua rëndësia e arritjes së një stabiliteti përfundimtar të Ballkanit Perëndimor, edhe në bazë të progresit të bërë së fundmi në procesin e zgjerimit në rajonin e Bashkimit Evropian", thuhet në njoftimin e qeverisë italiane.

Për takimin Rama reagoi përmes një postimi në rrjete sociale ku shkroi se folën për bashkëpunimin trepalësh.

“Romë - Me kryeministren Giorgia Meloni dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, për potencialet e bashkëpunimit trilateral”, shkruan Rama.

Edhe dje Zyra e Sunak tha se takimi do të "përqendrohet në përpjekjet e përbashkëta për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar".

Ndërsa muajin e kaluar më 6 nëntor, Meloni dhe Rama njoftuan një marrëveshje për strehimin e emigrantëve në Shqipëri përmes dy qendrave; ajo e pritjes në Shëngjin dhe ajo e akomodimit në Gjadër të Lezhës,  Sipas marrëveshjes në Shqipëri do të vendosen vetëm ata emigrantë që do të shpëtohen jashtë ujrave territorialë italianë dhe europianë. E gjithë kjo për të parandaluar përplasjen me të drejtën europiane që padyshim zbatohet vetëm në territorin apo detin europian. Marrëveshja u kritikua nga partitë opozitare në të dy vendet, ndërsa Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pezulloi përkohësisht ratifikimin e marrëveshjes nga parlamenti derisa të shqyrtojë kërkesën e opozitës.

Ora 21:26
Rishi Sunak pas takimit me Ramën dhe Melonin: Së bashku ne do t'i ndalojmë gomonet

1702758963_4113000566811055442087803986757194744184344n.jpg

Në faqen zyrtare të Kryeministrit britanik Rishi Sunak në rrjete sociale është shkruar për takimin që ka zhvilluar me kryeminisitrin Edi Rama dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni. Siç shkruhen në postim, në takim kanë rënë dakord që së bashku të punojnë për të parandaluar emigracionin e paligjshëm dhe fluksin e shqiptarëve që shkojnë me gomone drejt Anglisë.

“Kemi rënë dakord të intensifikojnë punën e përbashkët për të trajtuar emigracionin ilegal dhe për të luftuar bandat e organizuara të kontrabandës së njerëzve që e ushqejnë atë. Së bashku, ne do të ndalojmë gomonet”, shkruhen në postim

Ora 17:13
Rama reagon pas takimit me Melonin dhe Sunak në Romë: Folëm për potencialet e bashkëpunimit trilateral

1702743348_ffffffff.JPG

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për takimin që zhvilloi në Romë me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin britanik Rishi Sunak. Në postimin e tij në rrjete sociale Rama shkruan se folën për bashkëpunimin trepalësh. Më herët qeveria italiane njoftoi se pasi ranë dakord mbi nevojën për të trajtuar imigracionin e paligjshëm në Evropë në një mënyrë gjithnjë e më të strukturuar, udhëheqësit ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore.

“Romë - Me kryeministren Giorgia Meloni dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, për potencialet e bashkëpunimit trilateral”, shkruan Rama.

Ora 15:19
Itali/ Kryeministri Edi Rama pritet nga Giorgia Meloni, iu bashkohet edhe Rishi Sunak (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Palazzo Chigi, i pritur në oborrin e nderit nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Të dyve iu është bashkuar më pas Kryeministri britanik Rishi Sunak që kishte mbërritur gjysmë ore më parë. Pas pritjes në oborrin e nderit të tre po zhvillojnë një takim me në fokus diskutimet për emigracionin e paligjshëm.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/12/2023 03:22

    /ARBEN/,/LINDA/,Rama do te marre ne dorezim nga Sunaku te gjithe shqipot qe kane shkuar ne GB ne menyre te paligjshme me gomone,nese i shpetojne Ruandes dhe nje pjese te llumit shqiptar te burgjeve angleze,si dhe do te perpiqet t'ju mbushe mendjen shqipove te vendit te mos shkojne ne GB,se keshtu kane kerkuar anglezet. Dhe cili na qenka /respekti/ i Italise per ne?! Rama me Melonin ka bere nje marreveshje me koke te tija,pa pyetur askend e ka dale vullnetar te behet /landfill human/ per te padeshiruarit e te paftuarit e Evropes,qe vijne nga Afrika e Azia,te cilet Italia mund t'i strehonte shume mire po te hapte qendra ne Rome,Torino,Milano,Gjenova,etj dhe jo vetem ne Sicili e Itali te Jugut dhe per te cilet vendet e pasura te BE i kane thene /JO/ se nuk flitet per refugjate lufte,por dyndje te vazhdueshme e te panderprera emigrantesh ekonomike.Tani me thoni se si u vendoska Shqiperia per keto /kryevepra/ ne pozicion te rendesishem??!! Cfare pozicioni do te kete-ate te lanfillit te Sharres (figure speech)-per kriminele te burgosur e aliene te padeshiruar??!!

    Përgjigju
    • Linda: 17/12/2023 17:55

      Ju lutem Iris nuk me njef dhe nuk ju njof shorehuni per veten tuaj dhe mos nderhyni ne komentet e tjetrit ne ate memenyren tuaj te cuditshme,te drejten time ose te cdokujt te shprehet i lire ose ti shikoj gjerat nga kend veshtrimi qe do nuk do tja u cenoni ju dhe as do ti ofendoni! Burgjet jane per njerez jo per aliene dhe drejtesia boterore denon ose liron njerez dhe jo alien!!Ju lutem mbani distancen tuaj dhe respektoni lirin time personale te shprehjes ne media!

  • Linda: 16/12/2023 20:25

    Sot nje dite shume e bukur per Romen dhe nje respekt shume i madh i Italis per vendin tone.Shume faleminderit zonjes Meloni ,zotit Sunak dhe zotit Rama!Kane ndryshuar shume gjera ne Shqiperi shetit neper rruge dhe i shikon te mbushura me turist nga e gjithe bota po ne vecanti ato bisedat e bukura te italianeve kur i degjon jane magjike.

    Përgjigju
  • Arben: 16/12/2023 17:06

    Faleminderit z.Rama qe e vendos Shqiperine ne pozicion kaq te rendesishem. Edhe Berishen fute ne burg, Belerin mos e nxirr kurre nga burgu dhe do jesh numri një i Shqiperise sa te jesh gjalle! Shqiptaret te jane mirenjohes!

    Përgjigju
  • katunari: 16/12/2023 13:56

    ju …. te treve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?