Politikë

Rama mëngjes pune me Presidentin Bullgar, bisedime për ngërçin me Maqedoninë e Veriut: Pengon thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare

9 Qershor 2021, 08:42| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 09:01

  • Share

Pas vizitës së djeshme në Hungari, kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bullgari, ku ka zhvilluar një takim pune mëngjesin e sotëm me Presidentin Rumen Radev.

Me një postim në Facebook, Rama shkruan se mes tyre u diskutua në lidhje me ngërçin e krijuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sipas Ramës, ky ngërç po pengon momentalisht edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri.

"Sofje - Mëngjes pune me Presidentin Rumen Radev mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri)", shkruan Rama.

Nevojën për zgjidhjen e ngërçit mes dy vendeve, Rama e theksoi edhe gjatë konferencës së përbashkët që mbajti dje me kryeministrin bullgar, Stefan Yanev. Për Ramën, problemet mes dy vendeve, duhet të zgjidhen duke dialoguar, ndërsa theksoi se Shqipëria nuk mban anën e asnjërës.

Vizita e Ramës në Bullgari vjen pas asaj në Hungari, ku mori mbështetje të plotë për integrimin e vendit në BE. Ndërkohë mes dy vendeve u arrit edhe marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të vaksinimit kundër COVID, që pritet të finalizohet brenda kësaj jave.

1623220975_198215699101588186066865235176441459244050438n.jpg

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?