Kryeministri Edi Rama ka marrë 3 banorë të 5 majit që po protestonin para kuvendit, mes të cilëve edhe nën Lizën simbolin e kësaj proteste. teksa i thoshte banorëve se kush do vij, një nga burrat ka dashur të jetë i pranishëm, por është refuzuar nga Rama pasi "ai bën propagandë në TV", duke iu referuar gazetarit të Syri.Tv, i cili proteston dhe është banor i Laprakës që preket me prishjet e banesave nga plani i zhvillimit urban.
"Përveç nonës hajdeni dhe dy të tjerë" tha Rama.
Ndërkohë që banorët i këkrojnë llogari "se si të firmosim një akt-marrëveshjes kur nuk përcaktohet as vendi as gjurmë, asgjë. Unë shtëpinë e kam në proce legalizimi".
Banorët që do të diskutojnë me Ramën janë Lorena Nikolli dhe Liza Marku e njësisë 8 dhe Arjana Ngota e njësisë 4.
Lajmi kryesor:
Banorët e zonës së ‘5 Majit’, Paskuqanit e Laprakës në protestë para Kuvendit! I takon Rama: Do merrni të gjithë shtëpi! Nënë Liza: S'i besojmë, fjalët i merr era
I.K/ReportTv.al