Rama në konferencën për bimët mjekësore dhe aromatike: Shqipëria në grupin e 25 eksportuesve kryesorë në botë, do e mbështesim këtë industri

11 Prill 2023, 13:22| Përditesimi: 11 Prill 2023, 13:37

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Konferenca e katërt Kombëtare të industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se edhe në vendin tonë vihet re një hov i kësaj industrie. Rama tha se deri më tani në vendin tonë është mbjellë një sipërfaqe më shumë se 7000 hektarë me bimët mjekësore dhe aromatike. Kreu i qeverisë tha se do vijojnë mbështetjen për këtë industri.

“Nuk është vetëm bota, por edhe në Shqipëri, ne kemi parë një hop të rëndësishëm sasior dhe cilësor të kësaj industrie. Besoj që kemi ditur ta mbështesim, duke mbështetur aktorët më premtues dhe duke ndihmuar në krijimin e shembujve që pastaj kanë frymëzuar dhe tërhequr pas edhe të tjerë. Faktikisht, sot jemi në kushtet kur kemi një sasi jo të vogël të prodhimit të bimëve aromatike mjekësore dhe një sipërfaqe prej pak më shumë se 7000 hektarësh të mbjellë dhe të kultivuar me këto bimë”, tha Rama.

Rama tha se në këtë në këtë industri janë mbështetur 1086 projekte nga ana e qeverisë për një sipërfaqe totale që është rreth 2400 hektarë dhe po ashtu janë mbështetur me pjesëmarrje me grante të qeverisë 16 investime të rëndësishme. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria bën pjesë në grupin e 25 eksportuesve kryesorë të bimëve mjekësore dhe aromatike në rang botëror. Rama theksoi se 70% e eksporteve shkrojnë kryesisht në eurozonë.

“Shqipëria, edhe pse ka një territor krahasimisht të vogël për sasinë e prodhimit, sot që flasim bën  pjesë në grupin e 25 eksportuesve kryesorë të bimëve mjekësore dhe aromatike në rang botëror, gjithmonë flasim edhe në raport me territorin dhe popullsinë.

Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme të kihet parasysh se bimët mjekësore aromatike hyjnë në zërat e eksporteve tona bujqësore me një peshë goxha të rëndësishme, 5.64 miliardë eksporte janë një shumë e konsiderueshme nëse nisemi nga pikënisja e këtij rrugëtimi që unë e konsideroj të përbashkët dhe nëse shohim, qoftë pasqyrën e aktualitetit, qoftë edhe të ardhmen.

Jemi një vend që eksporton kryesisht në eurozonë, janë rreth 70% e eksporteve që shkojnë në Eurozonë dhe në këtë industri janë mbështetur 1086 projekte nga ana e qeverisë për një sipërfaqe totale që është rreth 2400 hektarë dhe janë po ashtu mbështetur me pjesëmarrje me grante të qeverisë 16 investime të rëndësishme”, tha Rama.

Në konferencë u bë një bilanc i zhvillimit të kësaj industrie, si edhe u diskutuan nevojat për investime.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?