Trump president i SHBA, Rama nga Budapesti: Rikthimi i tij mund të jetë i mirë për Evropën! NATO u bë më e fortë kur ai ishte në pushtet

7 Nëntor, 12:24| Përditesimi: 7 Nëntor, 14:24

  • Share

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se bota nuk duhet të bëhet histerike rreth rizgjedhjes së Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, pasi nuk duhet se gjatë mandatit të parë të tij, NATO në vend se të dobësohej, u bë edhe më e fortë.

Këto komente Rama i ka dhënë nga Budapesti, ku është pritur prej kryeministrit Viktor Orban, gjatë zhvillimit të një Samiti të Komunitetit Politik Evropian.

Rama, përkundër shqetësimeve të mëdha të ngritura rreth rizgjedhjes së Trump, thotë madje se rikthimi i tij mund të jetë i mirë për Evropën.

“Kur u zgjodh herën e parë, të gjithë po dridheshin, sepse ndoshta NATO do të përfundonte, por NATO u bë më e fortë. Mos bëhemi histerikë para se shohim realitetin se çfarë do të ndodhë”, tha Rama.

Pas zgjedhjes së Trump, Rama e ka uruar përmes një publikimi në X, ku shkroi se mezi pret të punojë me presidentin e zgjedhur amerikan, për rritjen e partneritetit mes vendeve.

“Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të rritur më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, shkruajti Rama.

Disa ditë më parë ndërkaq, kryeqeveritari tregonte në një intervistë për “Il Giornale” se nuk mbështeste askënd në garën presidenciale të SHBA-ve.

“Unë nuk jam duke mbështetur askënd, por duke ditur se ajo fushatë elektorale e pafund dhe shumë përçarëse do të përfundojë më në fund, më ndihmon të marr frymë më lehtë”, u shpreh Rama për gazetën italiane.

Kjo, pavarësisht faktit se në zgjedhjet e para kur Trump garoi, viti 2016 përballë Hillary Clinton, ai ishte rreshtuar me këtë të fundit, duke e mbështetur publikisht.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?