Mëngjesin e sotëm që përkon me festën e Shën Kollit, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një mesazh për të gjithë ndjekësit.
Urimi i Ramës për qytetarët është që të kenë më shumë dashuri dhe kujdes për veten e të afërmit e tyre.
“Mirëmëngjes në këtë të diel të bekuar dhjetori që përkon me festën e Shën Kollit, ju uroj një ditë me dashuri dhe kujdes për veten e të afërmit tuaj”, shkruan Rama.
Këtë mesazh të tijin, kryeministri e ka shoqëruar me një foto nga Kisha e Shënkollit.