Vendi ynë ka pranuar të strehojë 3000 afganë të cilët u larguan nga vendi i tyre për t'i shpëtuar terrorit të talebanëve, por në Europë janë një sërë vendesh që janë treguar skeptikë për t'i mirëpritur ata. Në një intervistë për BBC, ku foli për këtë situatë, kryeministri Edi Rama pati edhe një mesazh për vendet skeptike, ku tha se afganët kanë nevojë për ndihmë sot dhe jo pas shumë vitesh. Megjithatë, ai shtoi se vendimi për t'i hapur ajo jo dyert afganëve, i takon vetë shteteve dhe se mund të bëjnë çfarë të duan.
BBC: Atëherë, edhe një mendim të fundit fare për refugjatët. Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar sot se do të pranojë 20 000 persona brenda disa vjetëve, duke filluar me 5 000, por do të ketë disa vende evropiane, të cilat mund të vendosin se nuk janë të gatshëm të pranojnë refugjatë. Ju dhatë argumentin moral se pse vendi juaj vendosi të bënte atë që bëri. Çfarë mesazhi do të kishit për aleatët evropianë që janë skeptikë, që janë të pasigurt lidhur me pranimin e refugjatëve nga Afganistani.
Rama: Nuk e di. Nuk e di çfarë do të thotë 20 000 veta brenda shumë viteve, pasi ne duhet t’u gjendemi atyre që kanë punuar me ne dhe janë mijëra e mijëra, e mijëra, e mijëra të cilëve duhet t’u gjendemi krah sot, jo përgjatë shumë viteve, por ato mund të mbyllen, mund të bëjnë ç’të duan.
Lajmi kryesor: