Kryeministri Edi Rama ka thumbuar presidentin Ilir Meta sa i përket akuzave të këtij të fundit se qeveria nuk po e menaxhon si duhet situatën e COVID.
Rama i ka kujtuar rastin e futbollisit të Tiranës, Cobbina, të cilit i dha nënshtetësi pet 8 orë.
"Ka mësuar dhe një gjë Likja, s’ka plan. Likja që të vetmin plan që ka është se si të ndajë dëshmorët në mjeshtra sporti dhe ustallarë votash. Autoambulancat, shkoni nesër dhe shikoji se çfarë anë brenda. S’janë ato të Peço Vasilit. As Tritan Kryemadhit. Janë të pajisura me 100 % instrumentet për të sëmurët përkatës dhe me aparaturat e oksigjenit. Çdo të thotë kjo se njerëzit dergjen në spitale? Jo nuk është e vërtetë. Ato presin, se është procedurë shtrimi, jo si ai futbollisti afrikani që theu këmbën dhe mori pasaportë për 8 orë. Si nuk ka vend në spital? Mund të mos kishte, siç nuk ka në Belgjikë. Fakti është që ka. Çdo me thënë kjo se pse nuk i lënë telefona në pavionet COVID? Po kush ti lë? Në Amerikë? NË Britani?! Ca është pavioni COVID? Apo është dasmë për të bërë video. Jo vetëm që e kemi një plan. Jo vetëm që strategjia e shkuar i ka shkuar dhe baba Xhikës në tryezë, si president, që në fakt prej presidenti ka vetëm kostumi. S’ka asgjë tjetër më. Por si pjesë e strategjisë ne jemi angazhuar financiarisht dhe për sigurimin e vaksinës", tha Rama.
Lajmi kryesor: