Rama: SHBA detyroi Italinë të çlirojë Vlorën, Shqipëria rrezikonte të vishej me të zeza

2 Shtator 2020, 20:02| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 21:34

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka folur në ceremoninë e përkujtimit të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës. Duke bërë një analizë të luftës në mbrojtje të atdheut, Rama nuk mund të linte pa përmendur të gjithë faktorët ndërkombëtarë që kanë ndihmuar Shqipërinë në këtë luftë.

Ai ka përmendur të gjithë faktorët shqiptarë dhe të huaj që ndihmuan në Luftën e Vlorës.

"Rritja e çmimit të bukës dhe ndërhyrja e SHBA-së e detyroi Italinë që të çlirojë Vlorën. Sot është momenti për të nënvizuar se edhe në atë luftë edhe në atë kohë Shqipërisë i janë gjendur në krah miq që e ndihmuan të mos i ndodhë ajo që Ismail Qemali tha nga ballkoni. Shqipëria rrezikonte të vishej me të zeza. dhe e ndihmuan. Amerikanët nuk u mjaftuan në atë kohë vetëm me një mbështetje diplomatike, por amerikanët e mbështetën atë që ndodhën edhe përmes shtypit të lirë. Qoftë në Washington Post gjenden artikuj që flasin me admirim të madh për shqipërinë dhe kontributin e tyre përmes këtij akti. Pati edhe të tjerë, Papa, Edit Durham etij.

Ka një personazh shumë interesant që ishte në anën tjetër të historisë.

Vincesno Xhovani që ndihmoi për parandalimin e shpërthimit të madh në depon e Vlorës që mund të shkatërronte në mos të gjithë qytetin, por gjysmën e Vlorës.

Dua të theksoj edhe rolin e rëndësishëm që patën komunitetet fetare, kishat, xhamitë dhe teqet si dhe shumë priftërinj, hoxhallarë, baballarë që janë një segment i panjohur, të paktën që shumë prej nesh që historinë e Vlorës e pamë të shkruar nga ata që fituan më pas. E dimë se historia u fshi sikur të mos kishte ekzistuar kurrë.

Ishin hallkat e të vetmit zinxhir institucionesh që e mbështetën dhe që i lidhën bashkë në influencën e tyre shpirtrat e gatshëm që më vonë u bënë protagonistët e mëdhenj në rreshtin e heronjve të luftës së Vlorës. Vlen të përmendet dhe pjesëmarrja e  jashtëzakonshme e grave. E pazakonshme me çdo luftë tjetër. Jo vetëm të drejtpërdrejtë, ishin gratë që me shitjet e bizhuterive siguruan mjetet për ushtarët. Kjo nuk e bënë aspak më të rëndësishme, tregon se çfarë peshe kishte për ata ushtarë që e morën përsipër këtë çmenduri, e parë nga këndvështrimi logjik, por që ishte një arsyetim i bërë jo me mendje, por jo me zemër", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Ceremonia e 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, krerët e shtetit ulen sëbashku! Rama falenderon ndërkombëtarët, Meta: Ky vend ka zot popullin


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?