Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një nga prioritet e tij për shëndetësinë për të zhdukur korrupsionin. Ai tha se mjekët do të paguhen për aq orë pune sa punojnë, sa operacione dhe ekzaminime bëjnë. Kjo autonomi e spitalit do të nis me spitalin rajonal të Fierit dhe më pas do të shtihet edhe në spitalet e tjera.
"Te Shëndetësia nuk diskutohet që ka probleme që lidhen me korrupsionin për sa kohë ka shtrirje dore ndaj pacientëve dhe ka familjarë që paguajnë, por nga ana tjetër nuk mundet dot kurrë ta pranojë unë, dhe jo se s'dua unë që ta pranojë, që ajo mostra e "Shefqet Ndroqit" është fytyra e Shëndetësisë, ajo është fytyra e së keqes që është zvogëluar, por që mbetet një problem. Adresimi i korrupsionit sigurisht që ka të bëjë me drejtësinë, por me modernizimin, ka të bëjë me kantier, nuk mund të kemi një zgjidhje përfundimtare nëse ne nuk do të bëjmë kapërcimit të autoniomia, të japin mundësinë që të fitojnë në bazë të kontributin, mjeku që bën më shumë ekzaminime e operacione do fitojmë shumë dhe spitali duhet të administrojë të ardhurat, dhe jemi në kushtet kur mund ta çojmë para këtë projekt, një nga gjërat që do bëjë spitali i Fierit është kjo ,do të ndërtojmë modelin e parë të autonomisë duke fuksionuar spitali brenda sistemi publik, por do të jetë një model menaxhimi si në Turqi, aty nuk paguhen njësoj, në Turqi spitalet e shteti i menaxhojnë privatët, nga pikëpamja e operimit dhe logjistikës, carcafët, batanijet, aparatura, ushqimi, ndriçimi, ngrohja, e menaxhon privati, gjithë pjesën tjetër menaxhohet nga autori shëndetësor,e këtu futen mjekët. Mjekët që do punojnë në sistemin publik do të paguhen në bazë të performancës. Mjekët do të paguhen në bazë të performancë dhe më pas do i ndajnë të ardhurat, sipas orëve të punëve, mjekët në Turqi nuk lejohet të kenë klinikë private, se ato mund të punojnë edhe 16 orë apo 18 dhe marrin para më shumë. Korrupsioni është sistem dhe luftohet me anti sistem, dhe anti është modernizimi dhe ne kemi hyrë, pse në ka më korrupsion në emërimin e infermierëve dhe mësuesve, më parë bëheshin me letër me vrimë, me lekë ose parti, merrej mësuesi flakej kur ikte partia, sot duhet të fitosh pikët dhe të presësh radhën dhe ka gjëra abuzive, por që janë shumë pak dhe kush e shkel këtë shkon përpara ligjit. Infermierët po kështu, nuk bëhesh infermierë se kështu e do partia, nëse nuk kalon testin, jo", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Korrupsioni në Shëndetësi/ Rama zbulon planin: Autonomi të spitaleve, mjekët do paguhen me orë pune! Çështja e detit? Meta e Basha, 'maskarenj që i fryjnë zjarrit' (VIDEO)
B.K.//ReportTv.al