Në komunikimin e sotëm me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u fokusua kryesisht te zhvillimi i kulturës dhe sportit në vend. Duke iu përgjigjur një komentuesi që iu ankua për mungesë kinemash, teatrosh e muzesh, kryeministri Edi Rama i listoi disa prej tyre. Ndërsa zbuloi se bashkë me Bashkinë e Tiranës po punohet për të hapur një muze tjetër për etnografinë dhe artin e periudhës islamike, ndërkohë që Muzeu Kombëtar do të transformohet tërësisht. Rama tha se jemi në diskutime për të marrë një muze të madh europian në Tiranë.
“Tirana ka kinema, jo një por disa. Informohu dhe shko shiko filma në kinema, nëse ke dëshirë. Tirana ka teatër, informohu dhe ke shfaqje teatrale që mund t’i ndjekësh, ndërkohë që po ndërtohet dhe teatri i ri kombëtar, aty ku ishte karakatina e vjetër e teatrit pseudokombëtar. Tirana ka muze dhe ndërkohë jemi duke ndërtuar galeri kombëtare, duke bërë shtesën e domosdoshme për galerinë kombëtare që do jetë e transformuar. Jemi duke rindërtuar muzeun kombëtar që do jetë i transformuar. Po punojmë me Bashkinë e Tiranës për një muze tjetër, etnografinë dhe artin e periudhës islamike. Jemi duke punuar për muzeun Besa po në Tiranë. Më duket se Tirana ka edhe muze dhe do ketë edhe me shumë muze. Jemi në diskutime për të marrë një muze të madh europian në Tiranë. Është e vërtetë që nuk ka cirk, ka një cirk që ka nevojë të rikonceptohet. Jemi duke punuar për parkime të reja, ka një sërë parkimesh nëntokësore. Nuk e di pse ty të zë frymën Tirana, ndërkohë që të gjithë atyre që vizitojnë Tiranën, Tirana u nxit fjalët më të mira”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Do hapim një tjetër grupkapitull me BE, në diskutime për të sjellë ‘Globe Soccer Awards’! Në çfarë derexheje mendore u katandis opozita
SI.E./r.k./ReportTv.al