TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm që të takohet menjëherë me naftëtarët, por me kushtin që të dalin nga greva. Mos caktimi i datës apo orës siç kanë kërkuar naftëtarët, për Ramën nuk është heshtje, por thekson se nuk ka negociata me presione dhe ultimatume.
"Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë", shkruan Rama.
Mes mosbesimit dhe frikës se nëse dalin nga greva, problemi i tyre nuk do të zgjidhet, gratë naftëtarë nuk tërhiqen pas. "Jemi pa bukë o vëllezër", është kjo një thirrje e dalë nga shpirti i një naftëtareje, e cila thotë se atëherë kur të shoh fëmijët duke shkuar në dyqan për të blerë ushqime për të ngrënë atëherë është e gatshme që të dalë nga greva, siç Rama e kërkon. "Kur të shoh që fëmija im do shkoj të blejë bukën e ndal grevën urgjentisht dhe negociojë. Rama të shkojë në administratën e Uzinës dhe hidhen lekët e prapambetura dhe unë të iki në shtëpi. Nuk kemi bukë për fëmijët o vëllezër, e kam thirrje nga shpirti. Më kërkon vajza "ma ku të kërkoj bukë sot", tha naftëtarja.
Burrat vendimin përfundimtar ua ka lënë grave naftëtare, pasi janë ato që po sakrifikojnë jetën e tyre. "E përgëzoj kryeministrin për lajmin e mirë, verdikti nuk është i mi apo i dikujt ne këtu, verdikikti është i atyre grave, bujrum në Ballsh të ulemi të negociojmë për një zgjidhje. Rama të vij këtu të ulet mes grave të dikutojmë", tha naftëtari.
Sot është dita e 9 e grevës së urisë në uzinën e Ballshit dhe palët nuk "lëshojnë pe". Dy gra janë dërguar mbrëmjen e djeshme në spital pas kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe pasi kanë marrë trajtimin e duhur janë rikthyer sërish në ambientet e grevës.
Nuk është ultimatum për kryeministrin greva, thonë një nga naftëtarët, por është mjeti ekstrem që zëri të dëgjohet në kushtet kur varfëria është ulur këmbëkryq në shtëpitë te tyre. Një nga naftëtarët i ka kthyer përgjigje, kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se nuk kanë bukë për të ngrënë.
"Kur do që të vij këtu e ka rrugën hapur nga Tirana deri në këtë dhomë. U kam bërë thirrje të gjithë grave, ne nga greva nuk dalin, nuk është presion, kërkojmë pagat e prapambeture, pastaj kur të shoh që fëmija im do shkoj të blejë bukën e ndal grevën urgjentisht dhe negociojë. Rama të shkojë në administratën e Uzinës dhe hidhen lekët e prapambetura dhe unë të iki në shtëpi. Nuk kemi bukë për fëmijët o vëllezër, e kam thirrje nga shpirti. Më kërkon vajza "ma ku të kërkoj bukë sot". I gjithë Ballshi, Fieri Mallakastra, nuk vëmë ultimatume, jemi zonja që duam bukë për fëmijët, e mirëpresim dhe do të jetë një fitore e madhe po të hedhë pagat dhe të vijë të negociojë", tha naftëtarja.
Po ca te dalin o legen. Jepu leket dhe dalin direkt me e thjeshte akoma
Përgjigju