Rama ndan certifikatat për artistët e vegjël të pikturës: Qëndroni larg telefonave! Plan për një program jashtëshkollor për artet, zejet e sportet

20 Dhjetor 2022, 11:27| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 11:54

  • Share

TIRANË- Artistë të vegjël nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur sot në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për finalistët e konkursit të pikturës të titulluar, “Shqipëria Ime”. I pranishëm në këtë ceremoni ishin prindërit e fëmijëve, ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe kryeministri Edi Rama

Në fjalën e tij kreu i qeverisë, përgëzoi të vegjlit për punimet e tyre artistike ndërsa këshilloi fëmijët nga e gjithë Shqipëria që të mos heqin dorë nga piktura, pavarësisht rrugëtimit profesional që do të marrin në të ardhmen. Rama gjithashtu pati edhe një këshillë për të vegjlit të cilëve u tha të qëndrojnë arg nga telefonat edhe pse tekonologjia është rruga e së ardhmes.

“Mund t’ju them se pikturat tuaja i kam parë me kërshëri, në kohët kur ju i prezantonit në ditët e konkursit. Kam parë talente me gjithë mend mbreslënëse, uroj që një prej tyre të vazhdojë këtë rrugë. Por nga ana tjetër, ju këshilloj se pavarësisht se mund të zgjidhni tjetër rrugë për jetën tuaj profesionale, të mos e lini këtë aktivitet të syrit, mendjes, duarve që ju jep mundësinë të ushqeni fantazinë tuaj dhe mundësinë të shkëputeni për një moment nga e përditshmja dhe të merreni me veten tuaj.

Sepse është një ushtrim shumë i mirë për syrin, mendjen shpirtin. Rruga e artit, rrugë e vështirë, jo e lehtë, por shumë e bukur. Për këto punë që janë këtu dua sinqerisht që t’ju them se janë vërtetë punë mbresëlënëse.

Meritoni duartrokitje të gjatë të gjithë së bashku. Patjetër meritoni dhuratë simbolike, ju meritoni shumë më tepër se një dhuratë. Shpresoj që me dhuratat që ka përgatitur ministria për ju, të ndiheni të vlerësuar siç e meritoni. Janë punë të përzgjedhura nga publiku dhe komision profesionistësh, që janë të befasuar nga cilësia e këtyre punëve.

Të qëndrojmë larg ipadeve, celularëve, kompjuterëve që janë halli i madh për çdo prind sot. Patjetër që teknologjia duhet dhe është e ardhmja, është e pashmangshme. Ky moment është i veçantë edhe për fëmijët”- tha Rama.

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, Kryeministri Rama është shprehur se po punohet për një program jashtëmësimor në shkollat e vendit për artet, zejet dhe sportet me qëllim që t’u jepet më shumë mundësi fëmijëve që të kalojnë një pjesë të kohës së lirë duke ushqyer shqisat e tyre.

"Po punojmë për një program jashtëmësimor në shkollat tona për artet, zejet dhe sportet në mënyrë që t’i japim mundësi gjithë fëmijëve të kalojnë një pjesë të kohës së lirë duke ushqyer shqisat e tyre përmes një disipline të zejtarisë dhe kështu duke krijuar vepra, prodhime që në radhë të parë i vlejnë shumë syrit, mendjes, mënyrës së perceptimit të realitetit dhe lehtësimit të shpirtrave.

Përtej faktit që shpresoj shumë që ndonjëri nga fëmijët të vazhdojë në këtë rrugë, është një rrugë e vështirë, por është shumë e bukur.  ua të ju them se janë vërtetë punë të bukura, që me shumë kënaqësi do t’i shikoj të varura në mur dhe për këtë ju përgëzoj shumë, meritoni dhe nga një dhuratë simbolike.", tha Rama.

Ky konkurs "Shqipëria Ime 2022" u bë me qëllim promovimin më të veçantë Shqipërisë sonë të bukur në muajin e festave të nëntorit,  duke përcjellë vlerat më të larta të atdhedashurisë, krenarisë kombëtare, figurave dhe simboleve tona më të dashura, si dhe ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e popullit tonë. Këto janë çmimet sipas vlerësimit të publikut (përmes pëlqimeve reale) për tre albumet e publikuara sipas grupmoshave të klasave 1-5, 6-9 dhe 10-12. Së shpejti, këto piktura dhe të gjitha pikturat e tjera finaliste në të treja albumet do të ekspozohen në një ekspozitë të veçantë.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • titi: 20/12/2022 14:14

    marshalla sa te mir qentan

    Përgjigju
  • Vera: 20/12/2022 13:48

    Per tu vlersuar sesi keta femij jan kaq te talentuar bravo e qeveria qe i jep mundesi te till

    Përgjigju
  • Rea: 20/12/2022 13:47

    Lum prindrit per keta fmij te talentuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?