Postimi i kryeministrit Rama

Politikë

Rama ndan foto nga aeroporti i Tiranës: Së shpejti hapet sheshi për këmbësorët dhe parkimi nëntokësor 

6 Maj, 12:49| Përditesimi: 6 Maj, 12:55

  • Share

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit do të ketë një veshje të re spektakolare. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto në rrjete sociale, ndërsa thotë gjithashtu se do të ketë edhe një shesh të madh këmbësorësh në hyrje e dalje të aeroportit si edhe një parkim nëntokësor për mbi 1 mijë automjete. 
 

“E gjeni dot çfarë është? 

Veshja e re spektakolare e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, e cila do ta mbështjellë të tërin si shembëlltyrën tërheqëse të Shqipërisë, Europës së Ballkanit. 

Një shesh i madh e i bukur këmbësorësh në hyrje-daljen e aeroportit, së bashku me një parkim të ri nëntokësor për mbi 1000 automjete, do të jenë së shpejti në dispozicion të udhëtarëve e turistëve, të cilët e kanë bërë aeroportin tonë, kampionin e rajonit, me rritjen më të lartë mes aeroporteve të Europës në vitet pas pandemisë”, shkruan Rama. 
 

Postimi i kryeministrit Rama 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?