Fotografia e Soela Zanit 'Vajza me flamur'

Politikë

Rama ndan foton fituese të konkursit 'Wanderlust in Albania 2': Promovim i vlerave tona kombëtare

24 Maj, 19:22| Përditesimi: 24 Maj, 19:25

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka postuar ditën e sotme në rrjetet sociale një fotografi të titulluar “Vajza me Flamur”, realizuar nga fotografja Soela Zani. Zani është shpallur një nga fitueset në kategorinë “Folklor” të konkursit ndërkombëtar “Ëanderlust in Albania 2”.

Rama shkruan se në këtë konkurs ndërkombëtar promovohen vlerat shqiptare përmes garës vizuale.

“‘Vajza me flamur’, titullohet fotografia e realizuar nga Soela Zani, një nga fitueset në kategorinë Folklor të konkursit ndërkombëtar ‘Ëanderlust in Albania 2’, ku shqiptarë e të huaj promovojnë vlerat tona përmes konkurimit”, shkruan kryeministri.

Konkursi “Ëanderlust in Albania 2” synon promovimin e bukurive natyrore dhe kulturore të Shqipërisë përmes fotografisë dhe videove të shkurtra. Në të marrin pjesë krijues nga vende të ndryshme, të cilët dokumentojnë Shqipërinë nga këndvështrime të ndryshme, duke përfshirë si peizazhet natyrore ashtu edhe momente të jetës dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?