Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan. Rama priti dje, 29 janar, në zyrën e tij ministrin turk, i cili vizitoi për herë të parë vendin tonë.
Krahas fotove, kreu i qeverisë shkruan se ishte një takim mbresëlënës me mikun e tij të çmuar.
“Disa momente nga takimi si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare, ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan”, shkruan Rama.
Komento
Sigurisht qe eshte mbreselenese mendja djallezore e nje turku,e cdo turku ne fakt! Greku quhet maskara,por turku konsiderohet batakci nga populli dhe jo pa arsye! S.d.q, pavaresisht se vleresimi i Rames per rastin konkret eshte nje nga ato /vleresimet/ diplomatike qe politikanet i japin pa pagese me tonelata ne raste vizitash e takimesh,ka nje te vertete ne te.Po te krahasosh fjalet dhe logjiken qe perdor Rama para shqiptareve me ato qe thote para kokave te medha te botes, dhe t'i krahasosh me fjalet e logjiken e politikaneve profesioniste te botes,nuk eshte e veshtire te kuptosh pse perdor vleresime te tilla si /mbreselenes/,/i mmprehte/,/i cmuar/ per persona te tille si Fidani.Cdo gje ne bote eshte mbreselenese per /provincialin/tone qe nje nate u ngrys piktor dhe u gdhi politikan.Reagimi i tij ngjan me ate te nje femije kur hyn ne nje dyqan abazhuresh ku te gjitha dritat e tyre jane ndezur e llamburisin per te mahnitur bleresit e mundshem.
PërgjigjuNdersa Obama e quante vecse nje idiot, per Ramen mbetet mendjemprehte aq sa "njef" ay ne arenen nderkombetare. Per te shembulli i Fidan, i servilizmit te tij te pashoq ndaj mediokrrit Erdogan, mbetet etalon ne shperdorimin qe ben ne emerime e shkarkime sipas nivelit servilistik ne qeveri.
Përgjigju