Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale një fotoalbum nga festimet për 34-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste. Ai e cilëson këtë përvjetor si të veçantë pas vjen pas fitores spektakolare më 11 maj.
“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e ditëlindjes së 34-të të Partisë Socialiste, e cila erdhi fill pas fitores sonë më spektakolare për Shqipërinë 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri.
Festa e mbajtur në selinë rozë mblodhi jo vetëm skuadrën e re të ‘Shqipërisë 2030’, siç e ka cilësuar kryeministri, por edhe figura të vjetra si Et’hem Ruka, Gramoz Ruçi apo Arta Dade. Deputetët e rinj që do të hyjnë në kuvend në shtator do të nisin sot ‘Shkollën Verore’ në Akademinë Politike të PS.
Komente
