Kryeministri Edi Rama ka ndarë një fotoalbum me momentet gjatë mbledhjes së nivelit të lartë që kryesoi në Këshillin e Sigurimit në OKB. Në albumin e ndarë, ku përveç fotove të kryeministrit apo presidentit të Ukrainës, vihet re edhe prania e bashkëshortes së tij, Linda Ramës.
E veshur me të zeza, Linda Rama ka ndjekur të gjithë takimin e kryesuar nga kreu i qeverisë. Ndërkohë, në fotoalbum Rama ka përzgjedhur edhe disa momente gjatë konferencës ku e pranishme është Olena Zelenska, bashkëshortja e Volodymyr Zelenskyt.
Krahas këtyre fotove, Rama e cilëson mbledhjen e djeshme si ditën me krenare të Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare.
“MIRËMËNGJESI dhe me FotoALBUMIN e ditës më krenare të Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Mbledhja e djeshme (20 shtator) në Këshillin e Sigurimit u zhvillua me debate mes përfaqësuesit të Rusisë dhe Kryeministrit shqiptar. Përfaqësuesi i Rusisë, u shpreh kundër të mbajtjes së fjalimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndërsa Rama iu përgjigj se duhet të ndalojnë luftën në Ukrainë dhe Zelensky s’do e mbajë fjalën.
Komente

Bravo ja perplase mu ne s.me dokumentet njelloj si enveri ne mbledhjen e 81 partive ne moske. Tani vetem nje kenge duhet per Liderin global. I shallah e Mbajne anej Se knej sna duhet me
PërgjigjuBravo sufllaqexhinj pergezojeni liderin suprem per arritjen e madhe, ahhhaa
PërgjigjuShqiperia po ecen me hapa shume te medhenj
Përgjigjukudo qe shkon na perfaqeson denjessisht kryeministri Rama
Përgjigjutjeter dite qe na ben krenare qe jemi shqiptar
PërgjigjuJu meritoni respektin maksimal nga Shqiptaret jeni kryeministri qe ka kontribuar me shume ne historin e Shqiperis dhe Shqiptareve????
PërgjigjuZoti Rama kjo perfaqesim i Shqiperis ne OKB si Presidente eshte fal jush fal punes se palodhur qe keni bere per vendin tone me marrdheniet nderkombtare dhe ju keni shume merita????
PërgjigjuGjynah qe nuk kishte dhe Zahon ne tavoline te mesonte , se do i duhej kur te trashegonte fronin…Rama eshte si ata qente me ze te trashe e kumbues po ne goje nuk kane asnje dhemb… duke pare ne cfare derexheje e ka katandisur Atdheun e tij , ajo mbledhje ishte thjesht nje grotesk provincial … nuk e di pse mu kujtua mbledhja e 81 partive komuniste ne Moske 1960… (nga nje votues i majte )
Përgjigju