Piramida e transformuar

Sociale

Rama ndan fotot nga Piramida, mijëra qytetarë në godinën e transformuar

21 Maj 2023, 12:11| Përditesimi: 21 Maj 2023, 12:16

  • Share

Piramida i është rikthyer Tiranës me një transformim të madh duke u konsideruar si zemra e Shqipërisë së Re dhe destinacionit më të madg të teknologjisë digjitale në Rajon.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga Piramida, ku qytetarë të shumtë vizitojnë ambientet e transformuara, duke u ngjitur me shkallë që e bëjnë ngjitjen shumë të lehtë për të arritur në majë të saj.

Projekti ambicioz për rijetësimin e ka transformuar si kurrë më parë këtë hapësirë, në një stoli për kryeqytetin me perspektivën e një prej pikave më të vizituara në të ardhmen për të gjithë turistët që vijnë në Shqipëri.

Transformimi i Piramidës në Tiranë vlerësohet si një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë.

Institucioni arsimor TUMO Tirana do të drejtojë Piramidën pas rinovimit të saj. Ai do të ofrojë programe arsimore parashkollore për 12 – 18-vjeçarët, si robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave, muzika dhe filmi.

G.MO/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Piano: 21/05/2023 19:23

    Mirë Kubat rreth e rrotull pa shije fare?!,po vishem fasadën në mos me granit a mermer me Pllakë Porcelani të paktën?!

    Përgjigju
    • Kubat ta shpifin: 21/05/2023 22:01

      Po ato kubat dhe kioskat me te shpif si nuk bote nje gje sic duhet

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?