Rama ndan fotot nga takimi me presidentin estonez në Tiranë: Kënaqësi të pres për herë të parë Alar Karis

8 Qershor 2023, 13:42| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 15:06

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim për herë të parë presidentin estonez Alas Karis. Kreu i qeverisë ka ndarë disa foto miqësore nga takimi me presidentin estonez.

Edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Presidentin e Estonisë, Alar Karis, dhe delegacionin që e shoqëron, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në takim ishte e pranishme edhe Ambasadorja Shpresa Kureta.

Kryetarja Nikolla vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe vuri në dukje se Shqipëria dëshiron të forcojë dialogun politik me Estoninë, si një nxitës i marrëdhënieve dypalëshe.

'Shqipëria i është mirënjohëse Estonisë për mbështetjen e integrimit në BE dhe çeljen e negociatave, solidaritetin dhe bashkëpunimin në NATO, qëndrimin konstruktiv për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor si edhe vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. Nikolla vuri në dukje se bashkëpunimi dypalësh mund të zgjerohet në fushat e teknologjisë së informacionit, qeverisjes elektronike, inovacionit, turizmit, kulturës, transportit, infrastrukturës, bujqesisë, industrise farmaceutike etj.'- tha Nikolla.

Gjithashtu, Nikolla bëri një ekspoze të kontributit të Kuvendit për avancimin e reformës në drejtësi, reformës elektorale, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar  dhe konsolidimit të insttiucioneve demokratike.

Nikolla vuri në dukje mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë, si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, për luftën e drejtë të Ukrainës  për mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së saj, në një linjë me qëndrimet e BE-së, NATO-s dhe ShBA.

Presidenti i Estonisë, Alar Karis, falenderoi Kryetaren Nikolla për pritjen dhe nënvizoi se Estonia do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke shkëmbyer edhe eksperiencën e Estonisë. Presidenti Karis vuri në dukje mundësitë e bashkëpunimit mes parlamenteve, universiteteve dhe biznesit, sidomos në nxitjen e luftës kundër korrupsionit, konsolidimit të demokracisë, zhvillimit të teknologjive të informacionit, inovacionit dhe qeverisjes elektronike.

Në lidhje me mbështetjen e Ukrainës. Presidenti Karis vuri në dukje edhe nevojën që komuniteti ndërkombëtar duhet të kontribuojë për rindërtimin dhe zhvillimin e Ukrainës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?