Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga lumi i Bunës, pas përfundimit me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin pranë zonës së Dajlanit.
Kreu i qeverisë pas këtij aksioni shprehet se pas shumë vitesh tanimë Buna rrjedh i lirë në shtratin e vet.
“Mirëmëngjes dhe me lumin Buna, që pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet, pas mbylljes me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin e çlirimin e shumëpritur të zonës së Dajlanit në Shkodër, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Kujtojmë se faza e parë e ndërhyrjes për pastrimin e shtratit të lumit Buna përfshiu heqjen e rrjetave dhe pinarëve, ndërsa faza e dytë u fokusua në heqjen e pjesëve metalike që kërkonin ndërhyrje më të specializuara.
Komente

Zoti Rama duhet te zbarkosh edhe ne Kukes sa me pare. Nderkohe qe Ju flisni per ç'betonizimin e vendit, bashkia Kukesit ka filluar t'i hyje te vetmes lulishte qe ka Kukesi me kazma e lopata, duke zhbere ate nga lulishte te gjelbert, ne kend lodrash per femije. Eshte e tmerrshme. Ne nje kohe ku Kukesi ka hapsira boshe qe jane shume te favorshme per te tilla.
Përgjigju