Politikë

Rama ndan pamjet: 450 shkollat e reja që kemi ndërtuar, shëmbëlltyrë e vizionit tonë për arsimin

29 Prill, 07:32| Përditesimi: 29 Prill, 07:43

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga shkollat e reja në vend. Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë thotë se bëhet fjalë për 450 shkolla të reja, të ndërtuara me kushtet më bashkëkohore. Këto shkolla janë të pajisura edhe me 340 laboratorë inteligjentë dhe 200 terrene dhe palestra të reja. 

“Mirëmëngjes dhe me kolanën e 450 shkollave të reja që kemi ndërtuar, shëmbëlltyrë e vizionit tonë për arsimin që duam, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. 

Kryeministri ka premtuar se gjatë mandatit të katërt do të ndërtojnë edhe 200 shkolla të tjera të reja.

"Ne kemi ndërtuar 450 shkolla, nga të cilat kanë përfituar 200 mijë nxënës që sot hyjnë dhe dalin në shkolla që nuk kanë asgjë mangut, jo të gjitha shkollave në Bashkimin Europian, por shkollave më të mira në Bashkimin Europian. Në mandatin e katërt, këtij gjerdani do t'i shtohen edhe 200 shkolla të reja”, ka deklaruar më herët Rama.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Idli: 29/04/2025 08:52

    po,jne rikonstruktuar/ndertuar shkolla dhe kjo eshte gje e mire. POOOOOR, arsimi nuk eshte vetem godine, mbi te gjitha eshte staf pedagogjik i pergatitur dhe literature e qarte dhe jo me perkthime ne google dhe pa pershtatje fare... Arsimi eshte qartesi konceptesh dhe jo mbingopje para kohe me koncepte. Arsimi fillon qe ne ciklin parashkollor. Sa te mire ke cilesine e mesimdhenies dhe standarteve ne cerdhe e kopshte ,aq te mire do te kesh edhe cilesine ne 9-vjecare,gjimnaze apo fakultete. Shmangni punesim mesuesish pa pasion dhe vetem per bindje politike. Nese doni te beni arsim lini fasaden por kapni thelbin, perndryshe do te kemi shume shpejt, mesues te rinj medioker, mjeke te ri medioker dhe cdo profesionist medioker..... Korrigjoni dhe ndertoni sisteme jo vetem tulla e makineri......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?