Lajme të mira

Rama ndan pamjet: Aksi Ura e Çerenecit-Zgosht një korridor i ri që sjell më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor

28 Korrik, 08:16| Përditesimi: 28 Korrik, 09:50

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm disa pamje nga aksi Ura e Çerenecit-Zgosht, një investim që lidh Dibrën me Elbasanin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky aks krijon dhe një korridor të ri lindor duke sjell më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor

“Mirëmëngjes dhe me rrugën e re Bulqizë-Librazhd, aksi Ura e Çerenecit-Zgosht, që jo vetëm lidh Dibrën me Elbasanin, por krijon një korridor të ri lindor duke sjellë më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Ky segment është 45 km i gjatë dhe nga Dibra deri në Librazhd do të jetë vetëm 40 minuta. Projekti është pjesë e programit Rrugët Lidhëse Rajonale dhe Lokale, që synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe të gjenerojë përfitime ekonomike si rezultat i ndërlidhjeve rrugore, veçanërisht në bujqësi dhe sektorët e turizmit, të cilët janë shtysa të rritjes ekonomike dhe punësimit në Shqipëri.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?