Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një tjetër video, ku denoncon një tjetër rast të zaptimit të hapësirave publike në Tiranë, ndërsa iu përgjigjet kritikave nga ata që i cilëson si “komentatorë” për aksionin që vijon prej disa ditësh.
Ai thekson se aksioni nuk synon që të godasë popullin, sepse, populli thotë kryeministri, nuk ka lidhje me këta “guximtarë” që kanë zaptuar hapësirat. Shefi i qeverisë shprehet se çdo hapësirë e zënë padrejtësisht do të çlirohet, ashtu siç do të ndodhë edhe me rastin e publikuar në video.
“3 - 4 subjekte kanë marrë peng tërë hapësirën komunitare dhe pyetja për disa komentatorë që qajnë hallin këtu e gjetkë, se duke rivendosur kufirin mes të drejtës e të paligjshmes në hapësirat publike po goditen kursimet e “popullit”, është e thjeshtë: Kush është populli, këta tre katër guximtarë që kanë zënë tërë lulishten e komunitetit apo familjet, të moshuarit, fëmijët, që jetojnë në pallatet përreth dhe dalin nga shtëpitë përmes shtigjeve të lëna nga bizneset?!", shprehet Rama.
Ai nënvizon se bizneset mbeten një vlerë e shtuar për shoqërinë, por jo duke shkelur “kufirin e të drejtës së popullit për të lëvizur e marrë frymë lirisht”.
"Edhe kjo hapësirë edhe çdo hapësirë si kjo, do t’i kthehen komunitetit, ndërsa bizneset do të jenë vlerë e shtuar por pa shkelur kufirin e të drejtës së popullit për të lëvizur e marrë frymë lirisht”, shkruan më tej Rama.
Komente

O sefer eshte me keq se kaq. Si banor qe jam rrit aty , por ajo qe spo permend ti eshte fakti se eshte prone private qe i eshte kthy pronarit ( xhim begeja me familjaret e vet dhe jamarber malltezi ka qen ne cp) dhe kto pronaret e kan blere token. E kan blere dhe shtrenjte ate qe thot ky lulishte. Eshte prone private jo publike. Ne kemi pas probleme se thonin do ndertojme pallat e historira por kto lokalet skan asi faj. E blen me certifikate e ky te thot eshte lulishte. O shpronesoi e ktheje kend lojrash , o sduhej kthy dikur e kompensohej pronari vjeter me leke ose prone tjeter. Po kto e kan ble e kan marre ate lejen nen 7 per tende pergolat e tani i thu zaptus. Sbehet me fushata tgjithe me i thes. Shifen rast pas rasti. Zaptusin ndiqe dhe penalisht se ste pengon njeri. Po kshu eshte me marr fund shteti ligjor. Me fushata si zgjohesh ne mengjes sbehet shteti.
PërgjigjuPa komentuar aksionin aktual, mendoj se hapsirat më të mëdha janë zënë nga pallatet ndërtuar ngritur me njeri tjetrin, pa hapsira midis tyre. Blloqe të tëra pa pemë, kénde lojrash për fëmijë e për të moshuar. Është rritur lartësia e ndërtimit pa rritur distancën mes ndërtesave. Kjo duhet ndryshuar.
Përgjigju( uroj të publikohet, po më shumë uroj ti shkoj në vesh Ramës komenti im) Jam banor i asaj zone.Asnjiher ajo pjesë e territorit nuk ka qen lulishte! Deri para se të bëheshin lokalet, aty mbizotëronte pisllëku dhe papastërtia! "Zotër" të vendit ishin minjtë, mushkonjat dhe më vonë shitësit e rrobave të përdorura! Ndale pak dorën o kryeministër! Vërtet osht abuzu me hapsirat, po në ato raste ( si ky psh), ku trotuari nuk osht prek, a nuk do ish më mirë atyre"pushtuesve" ti jepej një projekt, ku tu përcaktohej kufiri i tyre, tu jepeshin pagesat që do kryheshin për hapsirat, uniformiteti i tyre( për urbanistikë vërtet ja del!), e ata ta zhvillonin aktivitetin më të bukur e më të qetë??? Vetëm në ato 3-4 lokale që paraqiten në vidjo, jan të paktën 15 të punësuar! Pa llogaritur vetë pronarët e bizneseve, e pa llogaritur pronarët e apartamenteve që i kan dhën me qera për kto biznese! Pra preken së paku 20 familje! Mendoje pak më me qetësi e më me humanizëm kte problem! Mbi të gjitha, mendoje dhe për qytetarët! Hapsirat të ruhen, po dhe bizneset të funksionojnë aty ku ka mundësi pa i prishur punë qytetarëve, e duke kontribuar në ekonomine e qytetit dhe familjeve!
PërgjigjuPo Bar Escobar-in tek Komuna, do i hiqen kioskat qe ka vene duke zene gjithe trotuarin. Biles, ne nje pjese te trotuarit parkon edhe makina si i forte. Turp. Atu ku dhej nje kopesht, lulishte e vogel per femijet apo te moshuarit, ka vetem karrige per drogmene dhe eskorte qe pine duhan e llafosen gjithe diten.
PërgjigjuMbas 34 vitesh u çliruan hapësirat e bllokuara nga hajdutët,të rishikohen dhe ndërtuesit që marrin leje nga Bashkia e Tiranës mbajnë peng pronarët e tokës,e i zgjasin për vite për të përfituar dhe pronë publike,në Tiranë ka plot
Përgjigju