Projekti dhe punimet që po kryhen

Sociale

Rama ndan pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës: Do të kthehet në një atraksion të rëndësishëm kulturor

22 Gusht, 08:00| Përditesimi: 22 Gusht, 15:47

  • Share

Muzeun Kombëtar Arkeologjik i Durrësit pas vitesh i kyçur më në fund pritet të hapë dyert brenda vjeshtës së ardhmes. Ka qenë Kryeministri Rama i cili ka dhënë lajmin, përmes pamjeve të punimeve. Rama shkruan se për të gjithë shqiptarët muzeu do të vijë me pavione moderne dhe kushte bashkëkohore, duke u kthyer në një atraksion të rëndësishëm të turizmit kulturor.

“Mirëmëngjes dhe nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Durrësit, ku thesaret e historisë me mbi 2400 objekte arkeologjike do i rikthehen Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, e ku brenda vjeshtës, në pavione moderne e kushte bashkëkohore, muzeu do të kthehet në një atraksion të rëndësishëm të turizmit kulturor dhe një hapësirë tërheqëse për vizitorët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Punimet për godinën e Muzeut Arkeologjik të Durrësit nisin në nëntor 2022, pasi ajo i dëmtua rëndë nga tërmeti i 2019-s. Ishte parashikuar të përfundonte në shtator 2024, por problemet me pronësinë e godinës vuan investimet e programit të Bashkimit europian EU4Culture, me vlerë 3.5 milionë eurosh, për restaurimin e tij.

Pas hapjes, muzeu do të ofrojë një përvojë të re për turistët, duke ekspozuar mbi 3000 artefakte që dëshmojnë zhvillimin e historik e kulturor të Durrësit nga periudha e Antikitetit deri në Mesjetë.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • USA: 22/08/2025 08:30

    SA BUKUR VETEM TULLA LLAC....DURRESI BETON FIKS SI SHOKU VANGJUSH EDHE TI

    Përgjigju
    • Robert: 22/08/2025 12:48

      Mos i kerkon muzete ne ajer? Do te besh mire te pish ilacet perpara se te komentosh.

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?