Projekti dhe punimet që po kryhen

Sociale

Rama ndan pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës: Do të kthehet në një atraksion të rëndësishëm kulturor

22 Gusht, 08:00| Përditesimi: 22 Gusht, 08:08

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Durrësit.

Sipas kreut të qeverisë, punimet pritet të mbarojnë brenda vjeshtës, dhe muzeu do të kthehet në një atraksion të rëndësishëm kulturor për vizitorët.  

“Mirëmëngjes dhe nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Durrësit, ku thesaret e historisë me mbi 2400 objekte arkeologjike do i rikthehen Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, e ku brenda vjeshtës, në pavione moderne e kushte bashkëkohore, muzeu do të kthehet në një atraksion të rëndësishëm të turizmit kulturor dhe një hapësirë tërheqëse për vizitorët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • USA: 22/08/2025 08:30

    SA BUKUR VETEM TULLA LLAC....DURRESI BETON FIKS SI SHOKU VANGJUSH EDHE TI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?