Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook pamje nga aksioni, ndërsa krahas videos shkruan “S’ka pushim jo” .
Ky aksion vijon që prej muajit korrik kur edhe nisi në të gjithë vendin, për të liruar hapësirat publike të zaptuara nga shtesat e lokaleve, me çadra dhe struktura metalike.
Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe gjelbërimin në qytete.
Komente
