Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet që po kryhen në rrugën Shirokë-Zogaj.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë shprehet se ky investim do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve, por do të jetë edhe një pikë kthese për turizmin. Sipas Ramës, përmes kësaj rruge, do të forcohet lidhja mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
"Vijon me ritme të mira puna në kantierin e rrugës Shirokë – Zogaj, një investim i rëndësishëm që jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë si një kthesë e re për turizmin, me lidhjen që do të krijojë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke e pozicionuar Shkodrën në kryeqendër të rajonit", shkruan Rama.
Komente

Zonja shiko kuj i nep tendera publik
PërgjigjuPo Benet ja ke vu vulen me tendera publik me firma që njihen
PërgjigjuPo behet pune e mire, ajo qe uroj une eshte qe mos te fillojne ndertimet pa leje aty nga te vegjlit. Edhe te mos u kalohet Grosisteve me leje gjigande ndertimi e te behen resorte. Uroj qe ajo zone tu jepet njerezve te qytetit, duke qene se po "rivitalizohet" edhe do sherbeje si kthese e re, beni nje kthese te bute mos filloni hanibalizmat e gurit edhe betonit. Kujdes edhe natyren se ka shume bleterrites qe furnizojne gjithe qytetin aty perreth. Mos prekni natyren.
Përgjigju