Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i spitalit rajonal të Lezhës, teksa thotë se do të shndërrohet në një qendër të standardeve evropiane.
Krahas videos, kreu i qeverisë shkruan se bëhet fjalë për një investim të qeverisë dhe ministrisë së Shëndetësisë, dhe së shpejti, do të hapë dyert për rreth 200 mijë banorët e zonës që mbulon.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të kantierit të Rilindjes së Spitalit Rajonal Lezhë si një qendër e standardeve europiane, falë investimit të qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, i cili së shpejti do të hapë dyert për rreth 200 mijë banorët e zonës që mbulon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Komente
