Politikë

Rama ndan pamjet nga rruga Zgosht – Ura e Çerenecit: Lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, i jep ‘frymë’ zhvillimit lokal (VIDEO)

29 Qershor, 08:15| Përditesimi: 29 Qershor, 09:47

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga segmenti rrugor Zgosht – Ura e Çerenecit tashmë i përfunduar.

Kreu i qeverisë shkruan përmes një postimi në rrjete sociale se është një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rugore që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën dhe që do t’i japë ‘frymë’ zhvillimit lokal.

“Mirëmëngjes dhe me pamjet nga segmenti i përfunduar Zgosht – Ura e Çerenecit, një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, duke lehtësuar ndjeshëm jetën e banorëve dhe duke i dhënë frymë zhvillimit lokal, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Ky segment është 45 km i gjatë dhe deri në Librazhd do të jetë vetëm 40 minuta. Projekti është pjesë e programit Rrugët Lidhëse Rajonale dhe Lokale, që synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe të gjenerojë përfitime ekonomike si rezultat i ndërlidhjeve rrugore, veçanërisht në bujqësi dhe sektorët e turizmit, të cilët janë shtysa të rritjes ekonomike dhe punësimit në Shqipëri.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • USA: 29/06/2025 13:46

    3 gjera duhet te kerkojne nga qeveria gjithe banoret : ujë,energji elektrike dhe rruge!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?