Politikë

Hapen negociatat për grupkapitullin ‘Tregu i Brendshëm’, Costa: Progresi i Shqipërisë, inkurajues! Rama në Bruksel: Të mbyllim negociatat brenda 2027

14 Prill, 08:12| Përditesimi: 14 Prill, 18:53

  • Share

Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në procesin e negociatave drejt Bashkimit Evropian, me mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare në Luksemburg. Para mbajtjes së tryezës për hapjen e grupkapitullit për “Tregun e Brendshëm”, kryeministri ishte në Bruksel ku u prit nga Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa.

 Rama tha se Shqipëria është e përkushtuar të përmbushë të gjitha detyrat për anëtarësimin në Union, ndërsa Costa, nga ana tjetër, njoftoi se në mes të majit do të vizitojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. 

"Sot është ditë e mirë për ne sepse kemi një tjetër konferencë dhe çelim kapituj të tjerë, ndërkohë që me presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për një bisedë rreth përparimit në këtë proces dhe më pas për samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian, i cili është aktivitet i rëndësishëm në përgjithësi por ka rëndësi të posaçme në këtë moment. Në përgjithësi jam i inkurajuar nga këto zhvillime dhe jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit, që është shumë ambicioz, për të përmbyllur të gjitha negociatat brenda 2027”, tha Rama. 
 

Presidenti i Këshillit Europian vlerësoi ecurinë e Shqipërisë dhe shprehu edhe një herë angazhimin e Brukselit ta ndihmojë Tiranën në planin në planin e saj ambicioz.

"Është inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim. Sot çelim grupkapitullin tjetër dhe ambicia jonë është të çelim edhe të tjerë gjatë këtij viti. Kjo është e rëndësishme për BE dhe Shqipërinë por mendoj se është shenjë për të gjithë rajonin, se mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien dhe paqen në Ballkanin Perëndimor është BE dhe anëtarësimi në të. Prandaj do të vizitoj personalisht rajonin në mes të muajit maj, për të vizituar të 6 vendet e rajonit, për të rritur bashkëpunimin dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të pasur rezultate të mira për anëtarësimin", tha Costa. 

Në tetor të 2024-ës, gjatë kohës që Hungaria mbante presidencën e Bashkimit Europian, vendi ynë hapi zyrtarisht grupkapitullin e parë dhe më të rëndësishëm, atë të kapitujve “Themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës. Ndërsa pak javë më pas, më 17 dhjetor u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë. Me konferencën e katërt sot bëhen 3 grupkapitujt, ndërsa mbeten edhe 3 të tjerë, konkurrueshmëria, Agjenda e Gjelbër dhe Qëndrueshmëria.

Ora 09:26
Sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama nga Brukseli: Të përkushtuar të përmbyllim negociatat brenda 2027! Costa: Në maj do vizitoj Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Edi Rama dha një prononcim të shkurtër për mediat së bashku me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, me të cilin u takua në Bruksel para se të udhëtojë për në Luksemburg për konferencën e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri për hapjen e një tjëtër grupkapitulli. Kryeministri tha se janë të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat për të përmbyllur negociatat brenda 2027.

“Sot është ditë e mirë për ne sepse kemi një tjetër konferencë dhe çelim kapituj të tjerë, ndërkohë që me presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për një bisedë rreth përparimit në këtë proces dhe më pas për samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian, i cili është aktivitet i rëndësishëm në përgjithësi por ka rëndësi të posaçme në këtë moment. Do të flasim edhe për rajonin, ndaj të cilit presidenti është veçanërisht i përkushtuar. Në përgjithësi jam i inkurajuar nga këto zhvillime dhe jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit, që është shumë ambicioz, për të përmbyllur të gjitha negociatat brenda 2027”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian Antiono Costa tha se në mes të majit do të zhvillojë një tur në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugëtimin evropian. Duke u ndalur te grupkapitulli që pritet të hapet sot në Luksemburg, Costa tha se ambicia është që të hapin edhe të tjerë brenda këtij viti. 

“Së pari, jam i gëzuar që pres sot kryeministrin Edi Rama. Është gjithmonë kënaqësi që të takohemi e të flasim me Ramën. Së dyti, sepse zgjerimi drejt Ballkanin Perëndimor është përparësi e qartë për BE dhe investimi më i rëndësishëm gjeo-stratregjik për paqen, begatinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë. Është inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim. Sot çelim grupkapitullin tjetër dhe ambicia jonë është të çelim edhe të tjerë gjatë këtij viti. Kjo është e rëndësishme për BE dhe Shqipërinë por mendoj se është shenjë për të gjithë rajonin, se mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien dhe paqen në Ballkanin Perëndimor është BE dhe anëtarësimi në të. Ja pse do të vizitoj personalisht rajonin në mes të muajit maj, për të vizituar të 6 vendet e rajonit, për të rritur bashkëpunimin dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të pasur rezultate të mira të anëtarësimit. Kjo është mundësi e mirë për të folur për samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet më 16 Maj. Evropa është më shumë se BE, por gjithmonë e më shumë është më e rëndësishme që të jemi të gjithë së bashku të bashkuar sepse kështu jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për një Evropë më të fortë.”, u shpreh Costa.
 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?