Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të diele përshtypjet e qytetarëve që kanë kaluar në rrugën e re Qukës-Qafë Plloçë, që u hap më 5 shtator. Segmenti i ri rrugor që shmang Prrenjasin, Qafë Thanën dhe Pogradecin, ka një gjatësi prej 43 kilometrash, dhe do t’i shërbejë të gjithë zonës së juglindjes. Qytetarët shprehen të kënaqur, duke vënë theksin te distanca e shkurtuar.
“Shumë rrugë e mirë, shpëtuan nga trafiku.”, u shpreh një qytetar.
“Super spektakël, na shpëtoi të gjithëve.”, tha një tjetër.
“Na bëhet qejfi që ia arritëm kësaj dite.”, shtoi një tjetër.
“Shumë e mirë, shumë e shkurtër. Shumë e mirë, përtej pritshmërive.”, u shprehën të tjerë.
Zonën e Mokrës, shprehet një tjetër, e ka ndihmuar shumë. Një emigrant nga Amerika, i cili thotë se ka ardhur në Shqipëri për të bërë punime dhe për t’u rikthyer përfundimisht shprehet se rruga e re do të jetë një shtysë edhe për emigrantë të tjerë për t’u rikthyer dhe investuar në vendin e tyre të lindjes.
“Ne vinim për dy orë në Pogradec, tani kemi shpëtuar. Falenderojmë kryeministrin për këtë mrekulli.”
“Super rrugë, nga Mokra-Pogradec gjysmë ore.
“Kanë bërë një punë fantastike. Na bëhet qejfi shumë që edhe në Shqipëri po bëhen shumë përparime. Jemi të kënaqur. “, tha një emigrante.
“Zonën e Mokrës e ka ndihmuar shumë, jashtë mase. Për 20 minuta vijmë në Pogradec.”, tha një banor.
“Unë vij nga Amerika, kam ardhur të rregulloj shtëpinë në fshat për t’u rikthyer. U bë kjo rrugë, si puna ime mund të kthehen shumë të tjerë. “, tha emigrant.
Aksi Qukë-Qafë Plloçë ka edhe tunele me gjatësi totale 1.1 kilometra, pra 710 metra njëri tunel dhe 300 metra tuneli tjetër; 4 ura, dy prej të cilave të varura. Kjo rrugë e re me kosto 260 milionë euro, shmang Përrenjasin, Qafë Thanën dhe Pogradecin.
Komente

Asnje gje nuk ka shkurtuar rruga. Pervec stopit qe aty mund te presesh dhe te perplasesh me ore te tera, problematika me e madhe mbetet futja ne Elbasan qe mund te vonohesh nga minimalisht 30 minuta deri ne 4-5 ore ne dite te caktuara festash, dhe mesatarisht 1 ore e ke te vdekme qe do ngecesh. Po nuk u anashkalua Elbasani dhe po nuk u lidh kjo rruge me tere segmentin as qe behet llaf te shkurtohet gje. Korca ende mbetet nje rruge shume shume e lodhshme dhe mesatarisht 3.5 ore ne orare normale (jo te ecesh ne 5 te mengjesit apo ne 10 te darkes.
PërgjigjuRruga eshte shkurtuar per mokraret se nga 2 ore thote zoteria tani shkoj ne Pg per 20 min apo gjysem ore. Te tjeret qe shkojne ne Korce nuk eshte se fitojne gje te madhe
PërgjigjuAsgjë s'ka shkurtuar,më mirë ajo e vjetra.kjo është super malore dhe s'ka valë,plus që është dhe dalja në Qukës që do presësh në radhë të kalosh se ke Stop.
PërgjigjuShpellarët thonë nuk ka ndërtuar asnjë rrugë Rama....
PërgjigjuInfrastruktura e shtetit është përparësi! Detyrë e shtetit nga lekët e taksapaguesve! Asgjë për të bërë filma"artistik"!
PërgjigjuTI TA PLAS SHPIRTIN O RAMA...11 VJET PER TE BERE NJE RRUGE...KUR BOTA I BEN PER 2 VJET.....
PërgjigjuO Mamurrs kur i fitoi Ramuti me trafikantë, pse mos i fitojë me Tritanin qe eshte intelektual, mjek
Po ai mashtrues ordiner Berisha do me fitu dhe zgjedhjet me Dritan Shehun
Jane 16 vjet o Beni. Rruga eshte 43.5 km dhe rruga e vjeter eshte 49.5 km. Obobo, sa shume e ka shkurtuar rrugen. Hallall ato 260 miliona eurot nga patate tona.