Rama ndan Podkastin 'Po ku ka si ty o Shqipëria ime'! Fragmente 'pikante' nga intervistat me të ftuarit

6 Janar, 17:45| Përditesimi: 6 Janar, 18:15

  • Share

Në podkastin pa numër, “Po ku ka si ty Shqipëria ime”, kryeministri Edi Rama ndau fragmente nga intervistat me të ftuarit e tij.

Këtë video e nis fillimisht sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho. "Të huajt pyesin për Shqipërinë. Gjithmonë fillojnë me atë, si ka qenë Shqipëria. I them, shikoni këtë vit është bërë një atraksion turistik".

Pas Jahos, ndau intervistën me futbollistin e Kombëtares, Elseid Hysaj.

“Njerëzit, trajnerët, duhet të besojnë edhe tek ne, se dikur e kanë pasur shumë të vështirë të futej një shqiptar në Itali"

Modelja dhe filantropistja, Emina Cunmulaj e nis me kujtimet e saj kur ishte 15 vjeçe.

Unë e kujtoj si vajzë 15 vjeçare herën e parë kur ika në Itali, fillimi i karrierës time dhe kur mbërrita më thonin “ke ardhur me varkë”. Sot pak janë qytetet si Tirana, zhvillimi Tiranës nga vjet në sivjet është drastik”.

"Në Evropian duhet t’i tregojmë edhe të tjerëve se me të vërtetë jemi të fortë si skuadër, si popull", tha futbollisti Frederik Veseli.

 “Unë kisha përvojën e kombëtares braziliane. Pas kësaj, nisja të shija lojtarët shqiptarë që qarkullonin. Pashë që flisnin anglisht, italisht, spanjisht", tha trajneri i Kombëtares Silvinjo.

Dua të rris vajzën, dua të plakem këtu. Nëse mendoj për Anglinë, mendoj ngjyrën gri. Kur mendoj për Shqipërinë mendoj ngjyrën e kuqe, të verdhën, të gjelbrën, blunë”, tha gazetarja britanike Alice Taylor.

Në këtë video ishte bashkangjitur edhe një copëz nga intervista me kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

"Kurrë s’e kam menduar me një fitore, por që gjithë kohën të gjejë mekanizmin, sesi duhet të jetë mekanizmi që Shkodra të bëhet si të tjerat"

Artisti Luiz Ejlli shprehet “është hera e parë që ndoshta Shkodra ka zgjedhur me tru, me mend, jo me zemër. Pra ka parë Benetin, ka pa Shkodrën, ecurinë e saj 30 e ca vjet dhe ka thënë ore po mirë, pse jo”.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?