Kryeministri Edi Rama zhvilloi një ditë më parë takimin me shqiptarët në Selanik, në kuadër të turit të diasporës. Kreu i qeverisë ka ndarë një video nga atmosfera gjatë takimit.
Salla ishte e mbushur me flamuj shqiptarë, ndërsa nuk munmguan as këngët shqip. Rama falënderon të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa thotë se këto pamje janë frymëzim kuqezi për të gjithë.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë videokartolinë nga Selaniku, si falenderim për mikpritësit e djeshëm e frymëzim kuqezi për të gjithë ju, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama.
Rama ishte në Selanik një ditë më parë, 3 nëntor. Rama mesazhin e parë e kishte për ekstremistët, që bënë edhe një protestë kundër vizitës së tij. Rama i quajti fosile, ndërsa tha se ‘Vorio-Epir’ është nocion i vdekur. Kryeministri foli për marrëdhënie të shkëlqyera mes dy vendeve, ndërsa një vëmendje të veçantë i dha edhe reformës në drejtësi.
Ramës më së paku i intereson kuqezija!
Përgjigju