Politikë

Rama ndan videon nga takimi me emigrantët në Athinë: Emocioni i një të diele kuqezi!

31 Mars, 08:07| Përditesimi: 31 Mars, 08:10

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga takimi me emigrantët në Athinë, që mbajti pasditen e së dielës.

Në videon ku përshëndetet dhe mirëpritet me flamuj shqiptarë nga emigrantët, ai shkruan: "Mirëmëngjes dhe me emocionin e një të diele kuqezi në Athinë, ju uroj një javë sa më të mbarë".

Nga Athina, kreu i qeverisë iu kërkoi votën emigrantëve për të marrë pasaportën evropiane. Ai tha se pasaporta shqiptare e BE do t'i japë fund pritjes së tyre për dokumente greke, duke u trajtuas si të barabartë mes të barabartëve në të gjithë kontinentin evropian. 

“Me pasaportën europiane ju do të uleni në cdo tryezë të Europës përgjithmonë si shqiponja”

Për këtë, tha kreu i qeverisë mes shqiptarëve të Athinës, më 11 maj të gjithë duhet të zhvishen nga ngjyrat partiake e të veshin ato kuqezi. 

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?