Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish opozitën përmes një videoje në rrjete sociale, këtë herë duke inskenuar një “dialog” mes kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha me kreun e koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj dhe drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha.
Në dialog, kryeministri e portretizon Lapajn si një politikan të ri, por të lidhur me të kaluarën dhe jo si përfaqësues i vërtetë e ndryshimit. Berisha shfaqet si figura që e udhëzon nga prapaskena. Ndërkohë Basha ‘fton’ Lapaj që të bëhet Euroatlantik, ndërsa përsërit retorikën e vazhdueshme se 7x7=313.
Pjesë nga biseda:
Lapaj: O buf, ti thua të them Shqipëria bëhet po si bëhet?
Berisha: Me zhurmë dhe premtime Lapaj!
Basha: Revolucioni ka ardhur! 7x7=313
Lapaj: O Basha fli or burrë se s’ta kemi ngenë edhe ty!
Basha: Unë të fle? Tani që fitorja po më buzëqesh s’ka më gjumë!
Berisha: Kurrë s’do ketë fitore për ty tradhtar! Fitorja do t’i buzëqeshë vetëm Lapaj po më dëgjoi mua!
Basha: Lapaj e gënjen mendja bashkë me ty! To Adriatik bëhu euroatlantik!
Lapaj: Ik o Basha merru me Ramën që gënjen. Berisha është burrë që e mban llafin.
Berisha: Bravo Lapaj! Ti bëhesh! Tani rolin e ke ti!
Lapaj: Do rris pagat, do ul çmimet, do e bëj Shqipërinë lule o lule.
Berisha: Shkëlqyeshëm! Dhe kur të të pyesin si do t’i rrisësh pagat do thuash do ia marrim hajdutëve.
Lapaj: E di atë!
Berisha: Nëse dikush thotë që ti punon për mua, do thuash jam i ri. Jam i popullit, jo i politikës!
Lapaj: Ashtu jam!
Berisha: Ti je një talent natyral djalosh. Gënjen dhe i beson edhe vetë ato! Bravo!
Lapaj: Shqipëria bëhet atëherë!
Berisha: Atë e shohim më vonë, po tani përgatitu se po vjen ora e shfaqjes.
Komente
