Politikë

‘Bufi & Tiku drejt bashkimit’/ Rama ironizon opozitën me videon e animuar, Lapaj: Do e bëj Shqipërinë lule! Berisha ‘regjisor’: Bravo, tani rolin e ke ti! Basha: Revolucioni ka ardhur! 7x7=313

6 Prill, 08:34| Përditesimi: 6 Prill, 08:52

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish opozitën përmes një videoje në rrjete sociale, këtë herë duke inskenuar një “dialog” mes kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha me kreun e koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj dhe drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha.  

Në dialog, kryeministri e portretizon Lapajn si një politikan të ri, por të lidhur me të kaluarën dhe jo si përfaqësues i vërtetë e ndryshimit. Berisha shfaqet si figura që e udhëzon nga prapaskena. Ndërkohë Basha ‘fton’ Lapaj që të bëhet Euroatlantik, ndërsa përsërit retorikën e vazhdueshme se 7x7=313.

Pjesë nga biseda:

Lapaj: O buf, ti thua të them Shqipëria bëhet po si bëhet?

Berisha: Me zhurmë dhe premtime Lapaj!

Basha: Revolucioni ka ardhur! 7x7=313

Lapaj: O Basha fli or burrë se s’ta kemi ngenë edhe ty!

Basha: Unë të fle? Tani që fitorja po më buzëqesh s’ka më gjumë!

Berisha: Kurrë s’do ketë fitore për ty tradhtar! Fitorja do t’i buzëqeshë vetëm Lapaj po më dëgjoi mua!

Basha: Lapaj e gënjen mendja bashkë me ty! To Adriatik bëhu euroatlantik!

Lapaj: Ik o Basha merru me Ramën që gënjen. Berisha është burrë që e mban llafin.

Berisha: Bravo Lapaj! Ti bëhesh! Tani rolin e ke ti!

Lapaj: Do rris pagat, do ul çmimet, do e bëj Shqipërinë lule o lule.

Berisha: Shkëlqyeshëm! Dhe kur të të pyesin si do t’i rrisësh pagat do thuash do ia marrim hajdutëve.

Lapaj: E di atë!

Berisha: Nëse dikush thotë që ti punon për mua, do thuash jam i ri. Jam i popullit, jo i politikës!

Lapaj: Ashtu jam!

Berisha: Ti je një talent natyral djalosh. Gënjen dhe i beson edhe vetë ato! Bravo!

Lapaj: Shqipëria bëhet atëherë!

Berisha: Atë e shohim më vonë, po tani përgatitu se po vjen ora e shfaqjes.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?