Politikë

Nderohet me Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike, Gjenerali libanez Abbas Ibrahim: Do ju mbështes pavarësisht rrezikut! Rama: Pikë referimi për të nxjerrë shqiptarët nga kampet e ferrit në Siri

8 Tetor 2021, 12:00| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 15:23

  • Share

Pa ndihmën e Gjeneralit Major Abbas Ibrahim, shpëtimi i shumë fëmijëve e grave nga kampet e ferrit në Siri e që sot jetojnë të qetë në Atdheun e tyre e pranë familjes, nuk do të ishte bërë i mundur. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e nderimit të Gjeneral Major Abbas Ibrahim me Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.

Rama theksoi se Gjenerali Abbas Ibrahimi ka qenë pika e referimit dhe krahu për të shpëtuar fëmijët dhe gratë që ndodheshin në kampe, ndërsa shtoi se me punë e tij, ai ndan një mesazh të plotë humanizmi, lirie e të drejtash të çdo njeriu.

"Jemi këtu për të nderuar një mik në ditë të vështira i cili me shumë përkushtim në kampet e luftës në Siri, siç thoshte poetja amerikane "hero është ai që ka si qëllim ta bëjë botën një vend më të mirë për të gjithë", dhe nuk ka përshkrim më të saktë për gjeneralin të cilin e falënderon për ardhjen e tij. Në operacionet e zhvilluara në 3 vitet e fundit, ku plot fëmijë dhe gra janë nxjerrë nga ferri i Al Hol, por jo vetëm, gjeneral Abbas Ibrahim ka qenë pika jonë  e referimit, krahu ynë i zgjatur drejt atyre fëmijëve e grave, shqiptari më i mirë i papërtuar, i pakursyer dhe pa asnjë interes tjetër përveç atij human për të nxjerrë nga ferri njerëz fatkeq. Ju kujtohet të gjithëve operacioni për shpëtimin e Alvinit, operacion që u kurorëzua me sukses falë Gjeneralit. Po ashtu shpëtimi i 5 fëmijëve të tjerë më pas dhe i 15 fëmijëve të të tjerë e 5 nënave", tha Rama.

Rama shtoi se janë ende edhe gjysma e shqiptarëve në kampet e ferrit në Siri për t'u riatdhesuar, teksa theksoi se operacionet vijojnë. Por po ashtu, kryeministri bëri me dije se janë rritur edhe vështirësitë, pasi situata në kampe është shumë e paqëndrueshme dhe se bëhet fjalë për të ndërvepruar me shumë koka e shumë faktorë, njëri më misterioz e i rrezikshëm se tjetri.

"Sot përpjekja që vazhdon për të nxjerrë edhe pengun e fundit nga ai ferr, lidhet me emrin e gjeneralit. Operacione njëri më i vështirë se tjetri, me problematika komplikuese nga grupet e rrezikshme që qarkullojnë e deri te komplikacionet nga pandemia. Por sot, pavarësisht vështirësive, Alvini dhe shumë fëmijë marrin frymë lirisht në Atdheun e tyre, pranë familjes së tyre. Gjenerali mishëron të gjithë bujarinë, mirësjelljen e kulturën e vendit të tij dhe përmes punës së tij të përditshme, ndan një mesazh të plotë humanizmi, lirie të drejtash të çdo njeri. Sot të gjithë njerëzit e kanë parasysh aspektin çnjerëzore në futjen e ekstremizmit. Bazuar në të dhënat, ne kemi nxjerrë prej andej më shumë se gjysmën e personave. Vazhdon përpjekja, ashtu sikundër janë rritur vështirësitë, pasi situata në kampe është shumë e paqëndrueshme pasi bëhet fjalë për të ndërvepruar me shumë koka e shumë faktorë, njëri më misterioz e i rrezikshëm se tjetri. Kemi hapur konsullatën e përgjithshme të Shqipërisë në Beirut. Një mik që ke larg, ndonjëherë të gjendet më pranë se ai që ke afër", u shpreh Rama.

Vetë gjenerali tha se Libani do të bashkëpunojë me Shqipërinë për të riatdhesuar të  gjithë shqiptarët, pavarësisht vështirësive, ndërsa vlerësoi përpjekjet maksimale që qeveria shqiptare po bënë për riatdhesimin.

Deri tani ka shkuar në 25 numri i shqiptarëve të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Alhol. Tanimë në Al Hol kanë mbetur edhe rreth 30 të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar.

 

Ora 12:05
Gjenerali libanez Major Abbas Ibrahim: Libani do mbështesë Shqipërinë në procesin e riatdhesimit, pavarësisht rrezikut

Gjeneral Major Abbas Ibrahim, i cili u nderua nga Rama me Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike, vlerësoi gjatë fjalës së tij përpjekjet që qeveria po bën për riatdhesimin e  shqiptarëve nga kampet e rrezikshme në Siri. Gjenerali Abbas tha se Libani do të vijojë të mbështes Shqipërinë në këtë proces pavarësisht vështirësive dhe rrezikut që paraqitet ën terren

"E drejta e lirisë është themelore që për çdo qenie njerëzore. Shqipëria si shoqëri ka pasuar një çmim të lartë gjatë 3 viteve ku gra dhe fëmijë u morën dhe fati i tyre ishte i panjohur, që prej fillimit kjo luftë ka qenë përparësi e kryeministrit, ku kërkonte kujdes dhe përpjekje  të pandalshme për riatdhesimin e  familjeve në kampet që drejtohen nga forcat kurde. Misionet nuk anë qenë të lehta, shteti mori përsipër përgjegjësitë karshi qytetarëve të vetë dhe marrja e lirisë mbrapsht nuk përshkruhet si ndjesia. Libani vijon të zgjasë dorën nda miqve të tij dhe komunitetit ndërkombëtar, ju siguroj se ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të negociuar për lirimin e çdo personi të mbajtur peng pavarësisht vështirësive dhe rrezikut të stafit tonë që përballet ne terren", tha gjenerali.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?