Politikë

Rama: Ndërtimi i dy unazave të Durrësit, nxitje zhvillimit dhe lehtësim i trafikut

13 Janar, 13:28| Përditesimi: 13 Janar, 13:37

  • Share

Dy unaza të reja për Durrësin do të lehtësojnë lëvizjen në qytetin bregdetar të banorëve, vizitorëve, turistëve e mbi të gjithë pushuesve në pikun e sezonit veror.

Pamjet e punimeve që vijojnë u publikuan nga Kryeministri Edi Rama, i cili sqaron se dy unazat e reja të Durrësit do të lidhin zonën e Currilave me Rrugën kryesore të qytetit ‘Aleksandër Goga’. 

“Vijojnë punimet për dy unazat e qytetit të Durrësit, një nga investimet më të rëndësishme të viteve të fundit. Këto dy unaza të reja që do të lidhin zonën e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga" do të lehtësojnë ndjeshëm trafikun si dhe do të japin një impakt pozitiv në zhvillimin e mëtejshëm të zonave ku ato po ndërtohen”, shkruan Rama.

Unaza e re vijon përtej zonës së Currilave, mbi kodra dhe lidhen me e Spitallën duke i dhënë zhvillim të mëtejshëm ekonomik edhe këtyre zonave.

Unaza Spitallë-Currila do të jetë me katër korsi dhe një korsi biçikletash, ndërsa unaza tjetër, Spitali-Currila do të jetë me dy korsi, një korsi biçikletash dhe parkim.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?