Kryeministri Edi Rama

Rama ndoshta është si Hiroito!

1 Nëntor, 18:59| Përditesimi: 1 Nëntor, 21:16

  • Share

Të gjithë keni dëgjuar besoj për perandorin e Japonisë i cili ishte mbushur me mister e me pushtet divin.

Ai përfaqësonte Zoti, respektohej si i tillë nga japonezët dhe për këtë arsye kalonte dimensionin e një monarku normal. Edhe pse ka aludime që ishte grupi i Gjeneralëve që e përfshinë Japoninë në një luftë të përgjakshme në fillim me Kinën e më  vonë ndaj SHBA, në fakt është e vështirë ose thuajse e pamundur të besohet se ushtarët e kishin futur vendin në një luftë pa miratimin apo aprovimin e perandorit Hirorito i cili ndër të tjera ishte edhe Komandat i Forcave te Armatosura.

Hiroito kishte zgjedhur një stil jetë tipike tradicionale japoneze me plotë mistere e dalje të pakta publike. Asnjëherë qytetarët japonez nuk i kishin dëgjuar as zërin dhe për herë të parë ja dëgjojnë, kur ai mban diskutonin para popullit të tij për të lajmëruar kapitullimin e Japonisë. Ky mesazh u konsiderua si një akt tragjik për popullin japonez dhe ishte kundër linjës së ushtarakëve që insistonin e propozonin rezistencë deri në limitet e fundit të ekstremit.

SHBA pas kapitullimit të Japonisë kishin dy skenare përballë-

- Të arrestonin Hiroiton, t'a rrëzonin atë e të stimulonin një model demokracie të ngjashme me të tyrin me formë presidencializmi. Kjo do të krijonte shumë probleme për amerikanët, sepse monarkia ishte pjesë e natyrshme e shoqërisë japoneze ose më sakt ishte vetë historia e tradita e saj. Nëse do të largonin nga pushteti Hiroiton dhe do e arrestonin rrezikon të kishin një vend armiqësore në një të ardhme të afërt;

- Të mbanin Hiroiton duke garantuar kështu vazhdimësinë e tij, stabilitetin politik të vendit dhe po ashtu garancinë e një miqësie afatgjate. Qëndrimi i Hiroitos ishte i domosdoshëm edhe për të realizuar planin e tyre amerikanët. Ai do të qëndronte Perandor me një kusht që të dorëzonte të gjithë ushtarakët që i kishin qëndruar pranë e akuzoheshin për krime të rënda luftë në  Kinë dhe në betejat e bëra ndaj amerikanëve.

Një pjesë e opinionit publik shqiptar në shërbim të një pjese të Opozitës kërkojnë e aludojnë nëpër studio arrestimin e Ramës! Madje ata këtë aludim e bëjnë duke thënë: Përderisa Rama di mëkatar nuk arrestohet, atëherë Spak kontrollohet prej tij e per pasojë është më aksione politike e jo juridike ndaj një pjesë të Opozitës! A qëndron kjo ide ose ky supozim? Në fakt Spak është krijesë eksluzive e amerikanëve e pak më pak edhe europianëve! Amerikanët siç duket janë të interesuara për të pasur partner luajal dhe për të realizuar këtë duan të largojnë çdo element që pengon proceset demokratike, që cënon sovranitetin e Shqipërisë përmes korrupsionin dhe aferave të tjera jo të ligjshme e për pasojnë cënojnë edhe interesat amerikane në Shqipëri por edhe në Rajon! Procesi i nisur nga SHBA për të ndërruar elitat politike në vend nuk duhet të jetë një arsye për destabilite të rënda politike në vend që mund të krijojmë procese të paparashikuara.

Amerikanët kanë nevojë për garanci  stabiliteti politik e vazhdimësi të nocioneve të institucioneve e siç duket garancia e tyre në keto momente në Shqipëri është Kryeministri Rama ashtu siç ishte Perandori Hiroito pas mbarimit të Luftes II Botërore.

Rama edhe nga intervista që dha mbrëmë, siç duket ka zgjedhur rrugën e Perandorit Hirorito për të dorëzuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij në këmbë të amnistisë personale dhe të vazhdimësisë së karrierës së tij politike. Dallimi i vetëm me Ramës e Hiroitos është se i pari është vetëm një Kryeministër dhe i dyti ishte Perandor. Prandaj, në dallim nga Hiroito, Rama ka mundësi të jetë një zgjedhje e përkohshme e Amerikanëve deri në mbylljen procesit që ka nisur Spak duke ndëshkuar thuajse të gjithë klasën politike që është imune në raport me drejtësinë. Pas zgjedhjeve të 2025 ka shumë gjasa që Rama t'a mbarojë misionin e tij, por pa pasoja të drejtpërdrejta juridike në lidhje me periudhën që ka qeverisur!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 02/11/2024 16:35

    OK,A.DACI: -Amerika e la shumë gjatë në politikë Sali R.Berishën duke mos zbatuar diktatin si PERANDORIT JAPONEZ. -Duke par se Populli Shqipëtar u mësua me shumë DIKTATOR duke i duar/trokitur,zgjodhi REFORMIMIN E DREJTËSISË,Ku i detyroi 2 DINOSAURËT SB & IM të votonin ligjin e R.në DREJTËSI në 2016. -Në kushtet kur SB,LB,IM dolën kundër zbatimit në praktikë të RD,Amerika e futi Sb në LISTËN E ZEZË,Si FAKTOR NR.1 I PENGIMIT TË DEMOKRACISË NË SHQIPËRI,me ndikim negativ edhe në KOSOVË. -Por,L.Basha nuk e çoi deri në fund direktivën Amerikane për përjashtimin e Sb nga PD,duke ja futur gjumit pasi mori vendimin natën von. -Duke par se SHKODRANI ,Kryetari SPAK A.KRAJA i kërkoi PROVA AMERIKËS PSE SB ISHTE I KORRUPTUAR FAMILJARISHT & ME ALEATËT,,MINUES I DEMOKRACISË,,SHPËRFILLËS I DREJTËSISË etj-S.Berisha u hodh në SULMË KUNDËR TË GJITHVE..,duke denigruar birin e tij politikë-Lulin 7×7=42. -Ndryshimi TIMONIT NË SPAK çoi në IZOLIMIN E 2 AKTORVE KRYESOR-GJENERALVE TË KORRUPSIONIT MADHOR NË SHQIPËRI,ndonse më shumë KAPTERA NË PS,të cilve E.Rama u ka thën.."GJËNI AVOKAT".Kjo puqet me taktikën Amerikane me Perandorin Japonez.Dhe nuk është pak,kur Shpura militante Berishisre-Metiste po reziston si dikur me Enver Hoxhën,ku Amerika e la popullin Shqipëtar të HAI BAR 46 VITE. -Nëse BERISHIZMI,METIZMI NUK BRAKTISIN ETRIT E TYRE,E.RAMA DO TË JET KM PËTREJ 2029. -Nëse SPAK+GJKKO do të shpejtohet ARRESTIMIN DHE SEKUESTRIMIN E PSURIVE MARRANDËSE FILLIMISGT TË SB+IM FAMILJARISHT..do reformohej PD E BASHKUAR,OPOZITA ALTERNATIVE.. dhe AMERIKA DO ARRINTE SYNIMIN E SAJ,DUKE GARANTUAR STABILITETIN E SHQIPËRISË ANTARE E NATO,KANDIDATE NË BE. -FLM AD,REP.TV.

    Përgjigju
  • Gjergj: 01/11/2024 21:49

    Edi Ramèn, nè pèrballjen me ndèrkombètarèt, mè tepèr sesa me perandorin e Japonisè, do ta krahasoja me Hashim Thaçin. Atè gjykatè, para sè cilès i duhet tè pèrgjigjet sot, "e krijoi ai vetè" me tè tijèt. Pasi "dorèzojè" tè gjithè pèrreth tij, i erdhi radha edhe atij vetè. Natyrisht qè shumè nè Kosovè nè kohèn para arrestimit tè Thaçit, mendonin si Alban Daci sot. Fakt èshtè, qè emrat e personave tè veçantè shqiptarè qè kanè luajtur njè rol nè politikèn e kriminalizuar shqiptare,,NUK JANÈ ASPAK GARANCI PÈR STABILITET APO ÇFARÈDOQOFTÈ. Njè Amerikè qè detyron tè dyja palèt e korruptuara tè politikès shqiptare, tè votojnè si ÇEÇUA nè kuvend pèr reformèn nè drejtèsi, nuk ka pse zhgarravitet me pazare tezgash, kur vjen tek njè person i caktuar. Shqipèria ka boll shqiptarè, qè do bènin nè çdo moment, njè punè shumè mè tè mirè sesa Edi Rama me korrupsionin e tij galopant dhe cinizmin prej tuxhari qè e karakterizon. Shqipèria, ka nevojè pèr njerèz tè pèrgjegjshèm nè zyrat e institucioneve shtetèrore. Kèta qè patèm deri mè sot, nè kètè tranzicion 30 vjeçar, do mbahen mend pèr gjithçka tè ndyrè dhe asgjè tè mirè pèr kètè popull,,,ndaj askujt nuk i nevojitet "garancia pèr stabilitet" qè dikush mundohet tua atribojè atyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?