TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka njoftuar ndryshime në kabinetin qeveritar duke bërë me dije formimin e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me ministër Blendi Gonxhen i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’, kryeministri shprehet se në fazën e re të zhvillimit ku ka hyrë vendit, duhet një koordinim ndërsektorial ku Kultura nuk mund të mbetet më një ministri e ndarë.
Rama ka publikuar propozimin e dërguar për dekretim te Presidenti Bajram Begaj. Me këtë vendim, shkrihet ministria e Kulturës, me Elva Margaritin që largohet nga kabineti, ndërsa zvogëlohet portofoli i Ervin Metes, i cili tashmë do të jetë ministër vetëm i Financave. Gjithashtu me ndryshimin e fundit, Rama rikthen Inovacionin, sektori i cili gjatë mandatit 2013-2017 të qeverisë Rama ka qenë ministri më vete që drejtohej nga Milena Harito.
"Lipset të kalohet sot në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilat për fazën e re të zhvillimit ku sapo kemi hyrë, duhet të dalin nga kufijtë e ngushtë tradicionalë të qeverisjes së vendit dhe të ndërveprojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën, sidomos në kushtet kur teknologjia digjitale ka hyrë si një fuqi e re e kohës në të gjitha fushat e jetës dhe kërkon drejtim strategjik, orientim qeverisës e koordinim ndërsektorial; kur kultura nuk mund të mbetet më një ishull i vogël e i ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit, mbi të cilat ajo ka një potencial të madh ndikues, e prej të cilave ajo mund të përfitojë shumë më tepër; kur vetë sektori i ekonomisë në tërësi kërkon një përmasë të re në frontin e qeverisjes.
Për këtë nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, kam vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës.
* Për drejtimin e kësaj ministrie të re do t’i propozoj sot Presidentit të Republikës, zotin Blendi Gonxhe, një drejtues publik që ka spikatur për reformimin dhe modernizimin mbresëlënës të institucionit, orientimin konstant ndaj inovacionit në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për qytetarët, shpejtësinë e integrimit të nënsektorit përkatës në kornizën e standarteve europiane"- shkruan Rama.
Lajmi për ndryshimin në strukturën e kabinetit qeveritar është bërë me dije një ditë para mbajtjes së mbledhjes së qeverisë në bregdetin e Lezhës në 9 dhe 10 janar. Në takimin dy-ditor që do të mbajë të martën dhe të mërkurën në Lezhë, shefi i qeverisë ka thirrur ministrat, zv.ministrat, drejtuesit politikë, krerët e komisioneve parlamentare si dhe një sërë drejtorësh të institucioneve shtetërore.
Mbledhja e qeverisë do të hapet nga vetë Rama që do të fokusohet në prioritetet e 2024 dhe do të pasohet nga pasqyrimi që do t’i bëjë problematikave në Parti Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi dhe atyre në Kuvend kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi.
Kompozitori Aleksandër Peçi ka reaguar pas lajmit të largimit të Elva Margaritit nga ministria e Kulturës, pasi dikasteri që ajo kryesonte, tashmë do të jetë pjesë e ministrisë së re që do të drejtohet nga Blendi Gonxhe.
Nëpërmjet një shkrimi në facebook, kompozitori shkruan se e kishte pritur prej 3 vitesh shkarkimin e Elva Margaritit duke e konsideruar madje si një vendim të dobishëm. Ai ka publikuar edhe disa prej veprave të shkruara gjatë kohës që ministria e Kulturës drejtohej nga Margariti, të cilën e akuzoi për censurim të koncerteve dhe premierave të organizuara brenda dhe jashtë Shqipërisë. Sipas tij, Margariti nuk pati asnjë lloj vizioni për të vlerësuar Kulturën shqiptare.
"Sot në diten e shkarkimit të Elva Margaritit po postoj cover te 30 sonatave e 8 koncerteve 2/3 e të cilave ta dijë publiku se janë shkruar në kohën e Margaritit. Janë luajtur premiera brenda dhe jashtë Shqiperisë në kohën e keq "mbreterimit " në ishullin e saj të izoluar të kulturës, Janë refuzuar prej saj sic është refuzuar prej saj edhe Pianodrom, nga piano festivalet sic e kanë cilësuar të huajt me reputacion në Europë.
Janë trajtuar nga Elva nën censurën e një indiference totale këto asete kulturore nga ajo dhe kupola ishullore e saj, dhe po ti shtojmë dosjet famekeqe të Butrintit ,Polifonisë ,TKOB kompani teatrore, sallë ende e mbylluar e Universiteti i Arteve, Tirane qorr vizioni i saj per te bllokuar kulturen aty ku prodhohet kulturë, qorr - vizioni i saj për të mos integruar kurgjë nga kultura muzikore shqiptare ne Europë e Botë, qorr apati "vizioni" i saj për ti dixheizuar ditët ndërkombetare të kulturës me një ushtri dixhiestash, qorr vizion i saj për kauzën e shqiptingujve, qorr vizioni i saj për dosien e lahutes, qorr vizioni i saj për të mos bërë asgjë ndaj reagimeve të fuqishme për dosjen e polifonise e cila me "BEKIMIN" e min kult ja dha atesinë e polifonisë sirenave greke dhe muz bizantine, qorr vizioni i saj per ti vënë ujkut melcitë në qafë duke sjellë të menaxhojnë ButrIntin ca kubaneze dhe shqiptaret që i kanë zbuluar Bylis e shumë të tjera asete arkeologjike i le në hije. Elva qe ben samite për të drejten e autorit dhe eshte e para qe e shkel e para qe ma mer pa me pyetur pa ma respektuar te drejten pa me paguar në shtepinë tone kur e përdor për në Bienalen e arkitekturës në Venezia. Po qorr vizioni i saj për të ngritur instrumenta strategjike që të jenë si ripa transmesioni ne kulturë?....
Ne fakt e kam pritur prej më shume se 3 vjetesh shkarkimin e saj që megjithëse i vonuar është i dobishëm. Këto problematike publiku i di, i kam ngritur vazhdimisht po shyqyr qe këto këmbana u dëgjuan”- shkruan kompozitori mes të tjerash në reagimin e tij.
Krijimi i ministrisë së re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të sjellë shkrirjen e ministrisë së Kulturës që ka në krye Elva Margaritin. Kjo e fundit që prej janarit 2019 shërben si ministre e Kulturës. Më herët asaj i ishte besuar detyra e këshilltares për territorin dhe të Koordinatores Kombëtare për Programin e Integruar për Zhvillimin Rural (Programi 100 Fshatrat) pranë Kryeministrit të Shqipërisë. Margariti vjen nga arkitektura dhe prej vitesh ka drejtuar disa projekte ndërsa ka qenë e angazhuar dhe si lektore në universitete.
Blendi Gonxhe i cili do të drejtojë ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit aktualisht mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Në vitin 1998, ai u emërua si Shef i Kabinetit i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku u angazhua për zhvillimin e politikave mbrojtëse dhe të qëndrueshme të cilat u finalizuan me njohjen e Butrintit si Park Kombëtar, krijimin e Fondacionit të Butrintit (një nga zonat më të rralla për vlerat arkeologjike dhe të ekosistemeve në rajon), zhvillimin e Projektit të Bankës Botërore për turizmin elitar, ruajtjen e Zonës së Bregdetit të Jugut, si dhe shumë projekte të tjera në promovimin e artit dhe kulturës në Shqipëri.
Në vitin 2000, u emërua Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Ndërsa nga Nëntori 2018, e deri më tani Gonxhe ka qenë në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Nga Gushti 2015, Gonxhe iu bashkua ekipit të Bashkisë Tiranë të drejtuar nga Kryetari Erion Veliaj si Drejtor i Përgjithshëm i Ndërmarrjes Nr. 1 të Punëtorëve të Qytetit. Më pas, nga tetori 2015, drejtoi Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit të themeluar nga Bashkia Tiranë, ku gjatë periudhës që drejtoi këtë agjenci, u ndërmorën nisma thelbësore për kryeqytetin që sollën transformimin e Parkut të Madh të Liqenit Artificial dhe rikualifikimin e objekteve publike.
Si një ndër zërat më të spikatur rinor, Blendi Gonxhe ishte ndër protagonistët kryesorë udhëheqës të Lëvizjes Studentore për Demokraci që shpejtoi fundin e regjimit më të egër komunist të Lindjes në Dhjetor 1990 dhe ndër themeluesit e partisë së parë opozitare, të erës postdiktatoriale. Në vitin 1991, udhëhoqi grevën studentore për shembjen e kulteve të diktaturës. Përgjatë viteve të angazhimit publik, Blendi Gonxhe ka themeluar dhe drejtuar shumë organizata e shoqata rinore, jo-qeveritare dhe humanitare.
Vetem Rama krijon,bashkon e ndan /xhevahire/ te tilla,si ministria e kultures-ekonomise-inovacionit,apo ministria e energjitikes e transporteve! Ndoshta mendon qe ministrite mund te bashkohen e perzihen si ngjyrat ne telajo,kur ne fakt jane me e pakta si vaji e uji dhe me e shumta si disa /bashkime/ kimikatesh ne laborator qe cojne vetem ne pasoja te renda! Per Gonxhen nuk kam ndonje ankese,punon i shkreti,por keto marrezi qe ben bosi i tij do na bejne qesharake ne bote!
PërgjigjuNuk besoj se gjen ne bote nje emertese te tille
PërgjigjuPerzjerje koti clidhje ka po te pakten iku kjo huta qe e zinte gjumi tu fol
PërgjigjuO Edo po drejtoret e Ahmetajt i ke ne MFE akoma, sikur i ka pjell ai jane! Hajduta me cizme, po dhe pak qeflij! Po zhduki se po lejn nom!!!!
PërgjigjuGjete ku me u anku, lartmadhnia i ka vënë vetë, hajduti nr 1.
Mister 20% del ne ring per ndeshje te renda ..po luan te gjitha letrat bajlozi deri me fund. The winner take it all
PërgjigjuVl kur iku nga bashkia thuhej se kishte 26 milion $ pasuri te patundura. Me pseudonimin Moni - hajdut ordiner
PërgjigjuKa punu fort per familjen e vet or teeeejjjjj
Blendi Gonxhe sinqerisht eshte nje nder me te zotet dhe shume puntor atdhetar dhe ka per ta zhvilluar ekonomine dhe do jete nje vizionar ne pune , urime dhe suksese !
PërgjigjuLenco rreshtoji mir! Ahmetaj, Veliaj, Balluku, Beqaj... Kemi dhe Dhespotin Taulant Ballaj.
ÇA THU O ..... GONXHIA ESHTE AHMETAJ I TRET..... SE I DYT ESH BALLUKU....
Sa pike vlejti ky koment te aplikacioni..yyyyt
ja varun ujkut melcite ne qafe...
PërgjigjuGonxhe eshte ai qe hapi digen e liqenit apo ja fus kot une. Ato punet me Likoskendajt i ngelen pezull.
PërgjigjuNje nga drejtuesit me te afte dhe pozitiv per momentin. Meriton edhe me teper se kaq.
Ministria e Kultures me Turizmin pershtatet me Kulturen..
Përgjigju