“Në 1990 studentët dolën për të kërkuar kapitalizmin, ndërsa sot duket se po kërkojnë komunizëm. Kush flet është armik, kush del nga radha është tradhtar. Kush dialogun saboton. Ka qenë një këngë të famshme polifonike për tetë pikat, por nuk jemi në atë kohë. Nuk ka asnjë pikë që në parim është e gabuar. Kjo ishte shuplakë për qeverinë, se qeveria ka përgjegjësi”, tha Rama, ndërsa pas largimit të disa prej studentëve me thirrjet ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’', kryeministri u shpreh: “Askush nuk është i ndaluar të hyjë, apo i detyruar që të rrijë.Ajo shprehja se nuk flasim me ty se ma mbush mendjen, është paaftësi për argumente. Nuk çuditem nga kjo paaftësi,,është e dërrmuar nga sistemi i arsimit. Ata që janë në hyrje nuk kanë asnjë ekskluzivitet për protestën.”
Lajmi kryesor:
Rama takim me studentët në Vlorë: Tani 50% e tarifës paguhet nga shteti, ja si do veprohet vitin tjetër (VIDEO)
xy//ReportTv.al