Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur pyetjes së një shqiptareje pjesëmarrëse në takimin në Athinë, tha se ka ende punë për të bërë dhe nuk mund të lihen në dorë të bufit të kënetës. Sipas tij, PS është partia më e re dhe më e vjetra, pasi siç shtoi ai, të rinjtë i kanë vendosur në listat e mbyllura ndërsa këneta i ka vendosur ‘zhapikët dhe bretkosat’ në listën e mbyllur.
“E para, që po të mos kishte probleme dhe gjëra për të rregulluar për çfarë do të vija këtu dhe të kërkoja mandat tjetër. Pikërisht se ka plot gjëra për të bërë dhe nuk ia lëmë dot në dorë as bufit dhe shitësit të qilimave. Kini parasysh një gjë, në fletën e votimit, të gjitha qarqet dhe ata që votojnë PS, keni te numri 5 partinë më të re dhe të vjetër në atë fletë. Disa thonë se jemi rinia, kanë fytyrën e moshën të re, por në lista kanë baballarë, teze, xhaxhallarë e krushq. Ne kemi numrin më të madh të të rinjve dhe s’i kemi lënë si bufi, që i ka lënë lirë në kënetë që kë do ta hajë, kush do ta hajë le ta hajë se bufi për vete i ka mbledhur zhapikët dhe bretkosat te listat e mbyllura. Ne në listat e mbyllura pjesën dërrmuese i kemi të rinj. Kështu që siç kemi partinë më të re, kemi edhe më të vjetrën. Kemi edhe eksperiencën. Po ta them se jam për të kërkuar mandatin e 4, atë gjeneratë të re që do të marrë nesër në dorë këtë punë e keni në listat e votimit.”, u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Greqia të heqë ligjin e luftës, absurd! Përplasja për Belerin? Bufi nacionalist bëri lëmsh dynjanë! Njohjen e pensioneve përmes integrimit, ulemi në BE si shqiponja (VIDEO)
Xh.D/SI.E./ReportTv.al