Rama në Azerbajxhan: Do të punojmë për gazifikimin e Shqipërisë! Ekspertë turq e azerë do eksplorojnë mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re gazi

15 Prill 2022, 13:18| Përditesimi: 15 Prill 2022, 13:52

  • Share

Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm një ditë më parë në një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, ka thënë se mes dy vendeve do të punohet 'shumë ngushtësisht' për gazifikimin e Shqipërisë. Në një intervistë në Azerbajxhan, Rama u shpreh se ekspertë turq e azerë do të eksplorojnë mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re gazi natyror në Shqipëri.

Po ashtu Rama shtoi se ka biseduar edhe për të pasur nga ana e Azerbajxhanit investime në turizëm, duke përmendur edhe 'shembullin e shkëlqyer' që Azerbajxhani ka dhënë në Malin e Zi, me ndërtimin e një infrastrukture moderne mikpritjeje.

"Do të punojmë shumë ngushtësisht për gazifikimin e Shqipërisë dhe në këtë aspekt hapi i parë shumë i rëndësishëm është nisja e një pune konkrete për gazsjellësin joniano-adriatik, i cili faktikisht përmes TAP-it lidh pjesën e sipërme që do të thotë Shqipërinë me Malin e Zi, Kroacinë, Bosnjën dhe faktikisht e kthen Shqipërinë në një nyje shumë të rëndësishme të shpërndarjes së gazit. Nga ana tjetër, kemi folur edhe për t’u ulur së bashku, ekspertët tanë, ekspertët azerë dhe ekspertët turq për të eksploruar mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re. Ashtu sikundër kemi folur edhe për të pasur nga ana e Azerbajxhanit investime në turizëm, duke pasur parasysh edhe shembullin e shkëlqyer që Azerbajxhani ka dhënë në Malin e Zi, me ndërtimin e një infrastrukture ultra moderne mikpritjeje", tha Rama.

Rama theksoi se vitin e ardhshëm, që kremtohet edhe 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Azerbajxhanin, do të fillojnë të bëhen hapa konkretë sa i përket bashkëpunimit për furnizimin me gaz të Shqipërisë dhe rajonit, si dhe pastaj për rrjedhojë edhe të shtrirjes së rrjetit të furnizimit të brendshëm me gaz të vendit tonë.

"Vitin e ardhshëm ne kremtojmë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Azerbajxhanin dhe do të jetë një vit me lajme të mira, qoftë për sa i përket konfirmimit të këtyre që kemi rënë dakord, qoftë për sa i përket hapjes së një kapitulli tjetër për 10 vjeçarin e ardhshëm. Ajo që dua të them në fund është që së shpejti në Tiranë do të kemi një hap të parë shumë të rëndësishëm për sa i përket këtij kapitulli të ri që ka të bëjë me një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e furnizimit me gaz të Shqipërisë dhe të rajonit, si dhe pastaj për rrjedhojë edhe të shtrirjes së rrjetit të furnizimit të brendshëm me gaz të Shqipërisë", shtoi kryeministri.

I pyetur nëse ka një afat se kur shqiptarët do të kenë akses në këto investime, Rama nuk dha një datë, por shtoi se investime të tilla nuk ndodhin sa hap e mbyll sytë.

"Investimet janë gjithnjë të lidhura me hapa të njëpasnjëshëm, me studime, me projekte, me financime kështu që nuk janë gjëra që ndodhin sa hap e mbyll sytë, por në këtë marrëdhënie ne i kemi vendosur bazat dhe një pengesë e madhe ka qenë pandemia, e cila ndërhyri në mes në mënyrë shumë agresive e në ndërkohë ndër shumë të këqijat e mëdha që ka sjellë lufta në Ukrainë, ka sjellë të mirën, nëse mund ta quajmë kështu, të përshpejtimit të këtij procesi", tha ai.

Kryeministri Rama ishte dje në Azerbajxhan, në një vizitë zyrtare, ku takua me Presidentin Ilham Aliyev në pallatin presidencial në Baku. Thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, si në sektorin e energjisë, tregtinë, e turizmin kanë qenë fokus i bisedës mes tyre. Sot Rama ndodhet në Stamboll të Turqisë ku do të takohet me përfaqësues të agjencisë shtetërore turke “Tubitak”, që ka në fokus kërkimin shkencor dhe atë teknologjik.

Komento

Komente

  • Iris: 16/04/2022 01:44

    Si gjithemone Rama nuk zhgenjen me dobesine e tij qe ka per diktatore e teokrate.Presidenti Aliyev ka qe ne 2003 qe <<zgjidhet e rizgjidhet>> ne ate post pasi pasoi te jatin ,nje tjeter mbret pa kurore qe vetem vdekja e shkuli nga ai post.Z.Aliyev,sipas Wikipedia-s u quajt ne 2012 nga /ORGANIZED CRIME AND CORRUPTION REPORTIN PROJECT/ si /Personi me i korruptuar i vitit/. Ne 2017,ai dhe familja e te afermit e tij jane akuzuar per nje skeme pastrimi parash e rryshfeti/lobimi ne nje perpjekje per te permiresuar imazhin e vendit dhe te diktatorit te tij.Politika e tij e jashtme eshte nje ceshtje qe s'ia vlen te merremi.Sa per Erdoganin,e gjithe bota e njeh, se kush eshte Musolini i vogel i Bosforit.Le te shpresojme qe rafineria e gassjellesi te mos kthehen ne nje tjeter /lavatrice/per keta maskarenj qe lulezojne ne bote si kerpudhat helmuese pas shiut.Dhe shpresojme qe Rama te zgjedhe shoke e partnere me te mire ne te ardhmen, qe te mos vertetohet shprehja :/Me thuaj se me ke ri,te te them se kush je/!

    Përgjigju
  • lume: 15/04/2022 23:42

    TANI U KUJTOVE TI MOR LLUM PER GAZIFIKIMIN E SHQIPERISE,PAS 9 VITESH,,,PASI KE PRISHUR RAFINERINE E NAFTES NE BALLSH,,,,TE HENGERT KANCERI ISHALLAH....

    Përgjigju
  • Arbërori: 15/04/2022 16:04

    Sa i pështirë që je o injorant k…na e lodhe, ke mbet rrugve të botës

    Përgjigju
  • redi: 15/04/2022 14:59

    Shume mire keni bere zoti kryeminister qe takuat Presidentin Alljev ,po per rishikimin e kontrates se TAPit ku shteti just ne sipas kontrates se pare nuk per fiton asgje ! Beheni transparent kontraten e furmosur dhe personi politikan qe e firme si ne dem te shtetit kete kontrate kriminale ,qe mos te mendoj populli qe ju mbuloni sjandalin e ish qeverise se PD -LSI

    Përgjigju
  • Riku: 15/04/2022 14:25

    Pas satelitit nga tesla... portit te arabeve... normalisht qe superfuqi gazi do behemi... nuk e di pse po votuesi I majte eshte ne nje nivel injorance dhe hipokrizie me pasoja kombëtare

    Përgjigju
  • rodrigo: 15/04/2022 14:15

    duhet te nxisim sa me shume investime ne energjitike, gazi por dhe panele diellore se jemi vend i bekuar me diell 300 dite te viit.

    Përgjigju
  • Daku: 15/04/2022 14:13

    Po i jep shiperis zgjidhjen me te mire per krizen mizore bravo jeni kryeministri me i mire qe ka pasure shqiperia dhe i vetmi qe ven cdo gje per te perballuar krizat qe peson shqiperia.

    Përgjigju
  • Andi: 15/04/2022 14:10

    Investime shume te mira per vendin tone

    Përgjigju
  • Rimi: 15/04/2022 14:09

    Ne do te kishim shume perfitime nese si rrjedhoje e kesaj do te ktheheshim ne nje nyje shume te rendesishme te shperndarjes se gazit. Projekte te tilla na duhen per zhvillim e vendit ton.

    Përgjigju
  • edi: 15/04/2022 14:07

    kjo eshte puna qe duhet bere o edooo bravoo

    Përgjigju
  • Xhixhi: 15/04/2022 13:52

    Nuk e duam gazifikimin e vendit. Eshte shume i shtrenjte gazi. Mos shpik menyra kot per te vjedhur shqiptaret.

    Përgjigju
    • Sufllaqisti: 15/04/2022 16:43

      Avashni more djema avashni… se nuk kemi sufllaqe per te gjithe ju. Mos i beni te gjithe komplimentat bashke.. mos e harroni kurre porosine e Endrit

  • Drini: 15/04/2022 13:45

    Rafineri te re gazi ? hahahahahahahahahahahah hahahahahahahahahahahah Tallen keshilltaret me kete dhe ky i merr te mireqena. hahahahahahahahahahahahahahahahahahah

    Përgjigju
  • redd: 15/04/2022 13:33

    te lumte o edo per te gjitha marreveshjet dhe respektin reciprok qe ke fituar dhe ishallah realizohet edhe ky projekt

    Përgjigju
  • Besian: 15/04/2022 13:29

    Sinqerisht Rama po beni investime shum te mira per vendin tone Gjithashtu me pelqen dhe fakti qe po mban marrdhenie te mira edhe me shtetet fshqinje

    Përgjigju
    • Sufllaqisti: 15/04/2022 16:45

      Do e bejme dhe nje sufllaqe per ty mor bir

  • kolo: 15/04/2022 13:25

    Jan shume te zotet kta , ishalla po investojne e po na japin nje dore

    Përgjigju
  • Genci: 15/04/2022 13:21

    Sa vjet ka pushtet ky dhe tani thote po sikur ......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?