Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev

Rama në Azerbajxhan, takon presidentin Aliyev: Vendosëm piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi

8 Dhjetor 2022, 09:48| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 10:31

  • Share

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Azerbajxhan dhe ka takuar presidentin e këtij vendi Ilham Aliyev. Në fotot e shpërndara në fotot sociale nga kreu i qeverisë thotë se e ka falënderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë. 

Kreu i qeverishë shkruan se me presidentin Aliyev u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi si dhe e ka falenderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë.

‘Me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi, si edhe për ta falënderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë.’- shkruan Rama.

Dy javë më parë, ambasadori i Azerbajxhanit njoftoi se Presidenti Ilham Aliev miratoi hapjen e ambasadës së vendit të tyre në Tiranë, pas kërkesës së Presidentit Bajram Begaj gjatë vizitës në Tiranë.

Më 15 nëntor ishte hera e parë që Aliev erdhi në Shqipëri, aty ku u mirëprit nga Presidenti Begaj, një takim i cili shënon një një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan. Aliyev shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar Shqipërinë në përmirësimin e infrasktrukturës së gazit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • mela: 08/12/2022 14:42

    celsi i zhvillimit te nje vendi eshte bashkepunimi, kshuqe uroj te kemi sa me shume te tilla

    Përgjigju
  • Adi: 08/12/2022 12:54

    Keshtu do te eci para vendi yn duke bashkpunuar ke vendet e tjera

    Përgjigju
  • Ledi: 08/12/2022 12:53

    Fal bashkpunimeve te shumta qe rama po ben me vendet e tjera do te zhvillohemi akoma e me shum si vend

    Përgjigju
  • Roni: 08/12/2022 11:36

    Bashkepunime te shumta paçim me kete shtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?