Kryeministri Edi Rama riktheksoi edhe njëherë se Partia Socialiste dhe qeveria që drejton janë të vendosur të mbështesin drejtësinë dhe zbatimin e ligjit, ashtu sikurse njohu meritën e ekzekutivit në realizimin e reformës në drejtësi pas më shumë se një shekulli shtet.
Kreu i qeverisë nënvizoi se prej vitit 1912, ku Shqipëria kishte kaluar të paktën 3 sisteme shtetbërjeje, asnjë zyrtar i lartë i lartë nuk ishte përballur me ligjin dhe drejtësinë sikurse ditët e sotme dhe se kultura e pandëshkueshmërisë mori fund.
Ai ia njohu meritat edhe BE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces, por theksoi se qeveria socialiste është autorja e vërtetë e reformës, për të cilën shtoi se ishte shumë krenar.
"Ju them këtu se duke nisur që nga viti 1912, nuk ka pasur asnjëherë një njeri zpo zyrtar që është përballur me drejtësinë dhe barazinë para ligjit. Shqipëria ka kaluar nga perandoria osmane në diktaturën komuniste dhe përsëri në tranzicion, por kurrë nuk ka pasur prej kaq vitesh një përballje të zyrtarëve të lartë me drejtësinë dhe para ligjit. Nuk varet nga vullneti i një qeverie apo një tjetre, kryeministri apo një tjetri, të jetë normë e panegocueshme dhe e pashkelshme nga askush më dhe nëse bëhemi pjesë e familjes kjo është e patjetërsueshme më tej.
Kjo lidhet me vullnetin e kësaj qeverisjeje që drejton vendin dhe bëri reformën në drejtësi, si dhe mbështetjen e BE-së në këtë proces si asnjëherë tjetër. E parë me prespektivë historike dhe me sytë e të ardhmes, unë nuk jam i kënaqur, por jam krenar se është nga ato gurthemele të rëndësishme që historia i kujton dhe i mban si momente të historisë dhe të vërtetës. Do ta mbështesim këtë proces të barazisë para ligjit dhe Bashkimi Europian na mbështet në këtë rrugë, sepse pa BE ky proces do ishte i pamundur".
Lajmi kryesor:
Kallas në Tiranë: Anëtarësimi realitet, s’ka rrugë të shkurtër veç reformave! Rama: Më 11 maj marrim rezultatin e duhur, mbyllim negociatat brenda 2027-ës
A.Q/I.M/ReportTv.al
