Kryeministri Edi Rama ishte sot në Bruksel ku mori pjesë në Parlamentin Europian në nder të përfundimit të mandatit të presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social, Oliver Ropke.
Në fjalimin e mbajtur, Rama ka vlerësuar maksimalisht Oliver Ropke dhe punën e tij të bërë përgjatë gjithë mandatit në dialogun ndërkombëtar për shoqërinë civile.
“Erdha këtu për një person që më transformoi nga një skeptik të madh kur bëhej fjalë për dialogun social, në një idhtar të këtij dialogu. E ndjeva të bëhesha pjesë me ndjenja të përziera, se kjo mbledhje shënon fundin e presidencës së Olivier Ropke në krye te komitetit Ekonomik Social Europian.
Ky është një moment për të kremtuar punën e një njeriu të jashtëzakonshëm. Si një super hero i heshtur europian dhe ky përkushtim i yti, ka frymëzuar udhëheqjen tuaj në krye të Komitetit Ekommik Social”, tha Rama.
Shefi i qeverisë shqiptare i ka numëruar si 'mrekulli' punën që Ropke ka bërë me ngjarje të vështira në botë, përfshirë luftën në Ukrainë apo pandeminë që i gjunjëzoji të gjithë. Ndër të tjera, për Ramën, Oliver Ropke solli shpresë edhe në Shqipëri në kohën kur asnjë grupkapitull ende nuk ishte hapur lidhur me anëtarësimin në BE.
“Kur e morët detyrën, Europa ishte në atë që mund të përshkruhet si stuhi. Njerëzit harrojnë se çfarë ka shkruar, si lufta në Ukrainë, pandemia, çështjet ekonomike që vuajnë vendet, përfshirë Shqipërinë. Duket se epoka e gurit, pasi flokët i kisha të zinj. Ne nuk mund të harrojmë që në atë kohë nuk kishim hapur asnjë grup kapitujsh. E megjithatë, përmes kësaj trazire dhe paqëndrueshmërie, ju sollët paqe, përfshirë edhe tek skeptikë si mua. A nuk është prova që mrekullitë ndodhin?”, tha Rama.
Oliver Ropke siguroi që zëri i shqiptarëve apo dhe i anëtarëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, të dëgjohej në BE, tha Rama ndërsa dhe njëherë theksoi hapjen e 4 kapitujve të tjerë në rrugëtimin e negociatave për në BE.
“Ju ishit kaminonë të zgjerimit me një mënyrë që unë e admiroj duke na përkufizuar i kandidatë për anëtarë dhe nuk kishte më të parë nga vrima e çelësit, jemi në sallë duke kontribuar dhe duke sygjeruar se kafja në Bruksel mund të jetë më e mirë.
Duke parë nga jashtë, ju siguruat që zërat tanë të jehojnë këtu. Ju këmbëngulët dhe kujtuar aktorët kokfortë që BE nuk është tregu i përbashkët por një bashkësi njerëzish ku rritja ekonomike rritja duhet të vallëzojë krah për krah me drejtësinë sociale.
Integrimi duhet matur me dinjitetin njerëzor, me vende pune e paga të drejta e mundësi të barabarta. Ju këmbëngulët fort që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Europë.
Jemi shumë mirënjohës, jemi me Shqipërinë me një turbo sprint të karikuar për integrimin. Vetëm dje dëgjuar se hapëm dhe 4 kapituj të tjerë përveç 24 të tjerëve të hapur, të cilët kanë tejkaluar vite pritje", u shpreh Rama.
“Fundi i një mandati nuk është fundi misioni, dhe mund të garantoj sepse kam pasur shumë mandate, Është thjeshtë skena për të vazhduar, presidenti juaj le një trashëgimi vizioni”, tha Rama duke përfunduar fjalën e tij me falënderime për Komitetin Ekonomik, Social europian, i cili ishte vendi i parë që qytetarët e Shqipërisë janë ndjerë të barabartë me ata të Europës.
“Ju e patë Europën jo si abstrakte, por si një punë të përditshme për njerëit. Bashkimi është i arritshëm dhe kur përçarja duket sikur është një gjë e paracaktuar. E gjitha vjen nga zemra dhe nga mirënjohja e ekipit tim sepse komiteti ekonomik ,social, europian ishte vendi i parë ku ne shqiptarët, qytetarë të dorës së dytë të Europës, u ndjemë qytetarë të barabartë të Europës”, përfundon Rama.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, ka deklaruar se Olivier Röpke drejtuesi i komitetit Ekonomik Social Europian, solli paqe në kontinent.
Rama tha se Röpke, e mori detyrën në kohën kur Europa ishte në kohë të trazuara. Ndërsa më tej kryeministri shtoi se Röpke solli paqen në kohën kur kontinenti i vjetër ishte në kohë të paqëndrueshme.
‘Me shumë gjasë do të zhgënjej shumë prej jush, pasi nuk të flas për shoqërinë civile. Por erdha këtu për një person që më transformoi nga një skeptik të madh kur bëhej fjalë për dialogun social, në një idhtar të këtij dialog. E ndjeva të bëhesha pjesë me ndjenja të përziera, se kjo mbledhje shënon fundin e presidencës së Olivier Röpke në krye te komitetit Ekonomik Social Europian.
Ky është një moment për të kremtuar punën e një njeriu të jashtëzakonshëm. Si një super hero i heshtur europian dhe ky përkushtim i yti, ka frymëzuar udhëheqjen tuaj në krye të Komitetit Ekommik Social.
Kur e morët detyrën, Europa ishte në atë që mund të përshkruhet si stuhi. Njerëzit harrojnë se çfarë ka shkruar, si lufta në Ukrainë, pandemia, çështjet ekonomike që vuajnë vendet, përfshirë Shqipërinë. Duket si epoka e gurit, pasi flokët i kisha të zinj. Ne nuk mund të harrojmë që në atë kohë nuk kishim hapur asnjë grup kapitujsh. E megjithatë, përmes kësaj trazire dhe paqëndrueshmërie, ju sollët paqe, përfshirë edhe tek skeptikë si mua. A nuk është prova që mrekullitë ndodhin?”, tha Rama.
Komente
