Politikë

Rama ‘Celulë më celulë’ nga Kamza: Përfytyro 'bufin' ta kesh palë jashtë kufijve të Shqipërisë, është e paimagjinueshme! Elisa ku do shkosh pas fitores së Kavajës

9 Prill, 22:25| Përditesimi: 10 Prill, 07:27

  • Share

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme është ndalur në Kamëz duke vijuar takimet e tij ‘Celulë më celulë’. I shoqëruar nga drejtuesja e qarkut Elisa Spiropali, deputetja Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku Rakip Suli. Kreu i qeverisë ka thënë se nëse do të ‘jetë bufi palë jashtë kufijve’ sipas tij do jetë e paimagjinueshme.

"Kemi gjithë arsyet të jemi më mirë se në 2021, të vazhdojmë negociatat pa luhatje fare. Kjo teoria që s’ka ndonjë problem është çmenduri. Reputacioni i vendit është në nivelin më të lartë që ka qenë ndonjëherë. Lidhet me rotacionin e qeverisë, ky është fakt. Ne nuk mund të luajmë me këtë... Forcat që kemi përballë janë të njohura, të diskredituara komplet. Të përfytyrosh bufin si palë jashtë kufijve të Shqipërisë është e paimagjinueshme. Ne kemi skuadrën më të mirë që kemi pasur ndonjëherë. Ka të rinj dhe eksperiencë brenda. Janë dhe ato që thonë ‘jemi të reja’, p.sh., po s’janë... Beteja është mes nesh dhe kënetës. Në fund të ditës duhet t’i japim një goditje dhe i kemi të gjitha mundësitë.-tha Rama. 

 

Kreu i qeverisë ka thënë mes batutash se Elisa, sipas tij, fitoi dhe Kavajën, duke i drejtuar më pas pyetje drejtueses së qarkut se çfarë do bëjë pas Kavajës.

Kemi me datë 11 me gratë që e kemi në të gjithë Shqipërinë, me 12 ke sheshin Skënderbej. Ju si Kamëz duhet të sillni një gjë artistike, mendojeni. Elisa këtë frymë bën, merr, sjell frymën e suksesit, e çon nga Shkodra në vend tjetër. Mbajeni mend që do të fitojë në Kavajë. Do të thotë: shihni Kamzën, merrni frymë, shihni Shkodrën, mbani frymën dhe pastaj këtu nxirreni të tërën kur të mbarojë numërimi... Elisa, po pas Kavajës, ku do shkosh?"-vijoi Rama. 

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tes: 10/04/2025 11:06

    Po kur ishte na futi ne Nato...howi vizat...bile dhe Bush na visitor...ti je per gallate e qef.

    Përgjigju
  • Ekipi: 10/04/2025 00:43

    Me i mire me nje konstante 100% sigurie per besnikeri ne korrupsion e zhvatje, ku 90% qe nga instalimi metamafioz i 2013 mbetet potencialisht “celule” e gatshme per burgosje - me Tahirin minister te mrenshem e tehu Olten te mbrojtjes…. Por ka “kualitete” si nga brenda edhe nga jashte…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?